Albanian Bible

Marku 13

Marku

Return to Index

Chapter 14

1

Tani dy ditė mė vonė ishte Pashka dhe festa e tė Ndormėve; dhe krerėt e priftėrinjve dhe skribėt kėrkonin mėnyrėn se si ta kapnin Jezusin me mashtrim dhe ta vrisnin.

2

Por thonin: ``Jo gjatė festės, qė tė mos ndodhė ndonjė trazirė nga populli``.

3

Tani ai ishte nė Betania, nė shtėpinė e Simonit lebroz, dhe ndėrsa ishte nė tryezė, hyri njė grua me njė enė alabastri me vaj tė parfumuar me nard tė vėrtetė, shumė tė kushtueshėm; ajo e theu enėn prej alabastri dhe ia derdhi vajin mbi krye.

4

Disa u indinjuan midis tyre dhe thanė: ``Pėrse bėhet gjithė ky shpenzim i kotė i vajit?

5

Sepse ky vaj mund tė shitej pėr mė shumė se treqind denarė dhe kėto t`u jepeshin tė varfėrve``. Dhe ishin tė indinjuar ndaj asaj.

6

Por Jezusi tha: ``Lėreni tė qetė; pse e shqetėsoni? Ajo kreu njė vepėr tė mirė ndaj meje.

7

Sepse tė varfėrit do t`i keni gjithmonė me ju; dhe, kur tė doni, mund t`u bėni mirė; por mua nuk do tė mė keni gjithmonė.

8

Ajo bėri atė qė mundi; vajosi para kohe trupin tim pėr varrim.

9

Por po ju them nė tė vėrtetė se nė gjithė botėn, kudo qė do tė predikohet ky ungjill, do tė tregojnė edhe atė qė ajo bėri, nė pėrkujtim tė saj``.

10

Atėherė Juda Iskarioti, njė nga tė dymbėdhjetėt, shkoi te krerėt e priftėrinjve, qė t`ua dorėzonte Jezusin.

11

Dhe ata, kur e dėgjuan, u gėzuan dhe i premtuan se do t`i jepnin para. Kėshtu ai kėrkonte rastin e pėrshtatshėm pėr ta tradhtuar.

12

Tani nė ditėn e parė tė festės sė tė Ndormėve, kur flijohej Pashka, dishepujt e vet i thanė: ``Ku don tė shkojmė dhe tė pėrgatisim pėr ta ngrėnė Pashkėn?``.

13

Atėherė ai dėrgoi dy nga dishepujt e vet duke u thėnė: ``Shkoni nė qytet dhe atje do tė takoni njė njeri, qė bart njė kanė plot me ujė; ndiqeni atė.

14

Dhe atje ku ai do tė hyjė, i thoni tė zotit tė shtėpisė: "Mėsuesi pyet: Ku ėshtė dhoma ku mund tė ha Pashkėn me dishepujt e mi?".

15

Atėherė ai do t`ju tregojė lart njė sallė tė madhe tė mobiluar dhe gati; aty pėrgatitni pėr ne``.

16

Dishepujt e tij shkuan, arritėn nė qytet dhe gjetėn ashtu siē ai u kishte thėnė; dhe pėrgatitėn Pashkėn.

17

Kur u bė darkė, ai erdhi me tė dymbėdhjetėt.

18

Dhe kur po rrinin nė tryezė dhe po hanin, Jezusi tha: ``Ju them nė tė vėrtetė se njėri prej jush, qė po ha me mua, do tė mė tradhtojė``.

19

Atėherė ata filluan tė trishtohen dhe t`i thoshin njėri pas tjetrit: ``Mos jam unė?``. Dhe njė tjetėr tha: ``Mos jam unė?``.

20

Dhe ai, duke u pėrgjigjur, u tha atyre: ``Éshtė njė nga tė dymbėdhjetėt qė po ngjyen me mua nė ēanak.

21

Po, Biri i njeriut po shkon ashtu siē ėshtė shkruar pėr tė; por mjerė ai njeri me anė tė cilit tradhtohet Biri i njeriut. Do tė ishte mė mirė pėr tė, qė ai njeri tė mos kishte lindur kurrė!``.

22

Dhe, ndėrsa ata po hanin, Jezusi mori buk, e bekoi, e theu dhe ua dha atyre duke thėnė: ``Merrni, hani; ky ėshtė trupi im``.

23

Pastaj mori kupėn, e falėnderoi, ua dha atyre dhe tė gjithė pinė prej saj.

24

Atėherė u tha: ``Ky ėshtė gjaku im, gjaku i besėlidhjes sė re, qė derdhet pėr shumė veta.

25

Nė tė vėrtetė unė po ju them se nuk do tė pi mė prej frytit tė hardhisė deri nė atė ditė kur do ta pi tė ri nė mbretėrinė e Perėndisė``.

26

Dhe, mbasi kėnduan njė himn, dolėn dhe u drejtuan nga mali i Ullinjve.

27

Dhe Jezusi u tha atyre: Ju tė gjithė do tė skandalizoheni me mua sonte, sepse ėshtė shkruar: "Do ta godas Bariun dhe delet do tė shpėrndahen".

28

Por, mbasi tė ringjallem, unė do t`ju pararend nė Galile``.

29

Dhe Pjetri i tha: ``Edhe sikur tė gjithė tė tjerėt tė skandalizohen me ty, unė nuk do tė skandalizohem``.

30

Dhe Jezusi i tha: ``Unė po tė them nė tė vėrtetė se sot, pikėrisht nė kėtė natė, para se gjeli tė kėndojė dy herė, ti do tė mė mohosh tri herė``.

31

Por ai, duke ngulur kėmbė mė tepėr, thoshte: ``Edhe sikur tė mė duhet tė vdes me ty, nuk do tė tė mohoj kurrė``. Tė njėjtėn gjė thoshnin edhe gjithė tė tjerėt.

32

Pastaj ata arritėn nė njė vend qė quhej Gjetsemani; dhe ai u tha dishepujve tė vet: ``Uluni kėtu, deri sa unė tė jem lutur``.

33

Mori, pra, me vete Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, dhe filloi ta zėrė frika dhe ankthi;

34

dhe u tha atyre: ``Shpirti im ėshtė thellėsisht i trishtuar, deri nė vdekje; qėndroni kėtu dhe rrini zgjuar``.

35

Dhe, si shkoi pak pėrpara, ra pėrmbys pėrtokė dhe lutej qė, po tė ishte e mundur, tė largohej prej tij ajo orė.

36

Dhe tha: ``Abba, Atė, ēdo gjė pėr ty ėshtė e mundur; largoje prej meje kėtė kupė! Por jo atė qė dua unė, por atė qė do ti!``.

37

Pastaj u kthye mbrapa, i gjeti dishepujt duke fjetur dhe i tha Pjetrit: ``Simon, po fle? S`ke qenė i zoti tė rrish zgjuar njė orė tė vetme?

38

Rrini zgjuar dhe lutuni qė tė mos hyni nė tundim; sigurisht fryma ėshtė e gatshme, por mishi ėshtė i dobėt``.

39

U largua pėrsėri dhe u lut duke thėnė tė njėjtat fjalė.

40

Kur u kthye, i gjeti pėrsėri nė gjumė dishepujt, sepse sytė e tyre ishin rėnduar dhe ata nuk dinin ēfarė t`i pėrgjigjeshin.

41

Sė fundi, kthehet pėr tė tretėn herė dhe u thotė atyre: ``Ende po flini dhe pushoni? Mjaft! Erdhi ora. Ja, Biri i njeriut po dorėzohet nė duart e mėkatarėve.

42

Ēohuni, tė shkojmė; ja, ai qė po mė tradhton ėshtė afėr!``.

43

Dhe nė atė ēast, ndėrsa ai ende po fliste, erdhi Juda, njė nga tė dymbėdhjetėt, dhe me tė njė turmė e madhe me shpata e shkopinj, e dėrguar nga krerėt e priftėrinjve, nga skribėt dhe nga pleqtė.

44

Dhe ai qė po e tradhtonte u kishte dhėnė atyre njė shenjė: ``Kė do tė puth, ai ėshtė. Kapeni dhe ēojeni me shoqėrim tė sigurt``.

45

Dhe si arriti, u afrua menjėherė tek ai dhe tha: ``Rabbi, Rabbi!``; dhe e puthi pėrzemėrsisht!

46

Atėherė ata vunė dorė mbi tė dhe e arrestuan.

47

Dhe njė nga tė pranishmit nxori shpatėn, i ra shėrbėtorit tė kryepriftit dhe ia preu veshin.

48

Atėherė Jezusi, duke iu pėrgjigjur, i tha: ``Paskeni ardhur me shpata e me shkopinj qė tė mė kapni sikurse tė isha njė cub?

49

E pra, pėrditė isha midis jush nė tempull duke i mėsuar njerėzit dhe ju nuk mė kapėt; por kjo po ndodh qė tė pėrmbushen Shkrimet!``.

50

Atėherė dishepujt e lanė dhe ikėn tė gjithė.

51

Dhe njė farė djaloshi, qė ishte i mbėshtjellur me njė ēarēaf mbi trupin e zhveshur, po e ndiqte, por ata e kapėn.

52

Por ai e lėshoi ēarēafin dhe iku lakuriq nga duart e tyre.

53

Atėherė ata e ēuan Jezusin te kryeprifti, ku u mblodhėn tė gjithė krerėt e priftėrinjve, pleqtė dhe skribėt.

54

Dhe Pjetri e ndoqi nga larg deri brenda nė pallatin e kryepriftit dhe u ul atje bashkė me rojat dhe ngrohej afėr zjarrit.

55

Dhe krerėt e priftėrinjve dhe gjithė sinedrit kėrkonin dėshmi kundėr Jezusit pėr ta vrarė, por nuk po gjenin.

56

Shumė veta nė fakt jepnin dėshmi tė rreme kundėr tij; por dėshmitė e tyre nuk pėrkonin.

57

Atėherė disa u ngritėn dhe dėshmuan rrejshėm kundėr tij duke thėnė:

58

``Ne e kemi dėgjuar se ka thėnė: "Unė do ta shkatėrroj kėtė tempull tė bėrė me duar, dhe brenda tri ditėsh do tė ndėrtoj njė tjetėr qė nuk ėshtė bėrė me duar"``.

59

Por as mbi kėtė dėshmia e tyre nuk pėrkonte.

60

Atėherė kryeprifti u ngrit nė mes tė kuvendit dhe e pyeti Jezusin duke thėnė: ``Nuk pėrgjigjesh fare? Ēfarė po dėshmojnė kėta kundėr teje?``.

61

Por ai heshti dhe nuk u pėrgjegj fare. Pėrsėri kryeprifti e pyeti dhe i tha: ``A je ti Krishti, Biri i tė Bekuarit?``.

62

Dhe Jezusi tha: ``Unė jam. Dhe ju do ta shihni Birin e njeriut tė ulur nė tė djathtėn e Pushtetit dhe duke ardhur me retė e qiellit``.

63

Atėherė kryeprifti, duke i shqyer rrobat, tha: ``Ē`nevojė kemi mė pėr dėshmitarė?

64

Ju e dėgjuat blasfeminė, ē`ju duket?``. Dhe tė gjithė gjykuan se meritonte vdekjen.

65

Atėherė disa filluan ta pėshtyjnė, t`ia zėnė fytyrėn, ta qėllojnė me shuplaka dhe t`i thonė: ``Profetizo!``. Dhe rojat e godisnin.

66

Ndėrsa Pjetri ishte poshtė nė pallat, erdhi njė shėrbėtore e kryepriftit.

67

Dhe kur pa Pjetrin qė po ngrohej, e vėshtroi me kujdes dhe tha: ``Edhe ti ishe me Jezusin Nazareas``.

68

Por ai e mohoi duke thėnė: ``Nuk e njoh, nuk kuptoj ēfarė thua``. Pastaj doli jashtė nė hajat dhe gjeli kėndoi.

69

Dhe shėrbėtorja, duke e parė pėrsėri, filloi t`u flasė tė pranishmėve: ``Ky ėshtė njė nga ata``.

70

Por ai pėrsėri e mohoi. Dhe pak mė vonė tė pranishmit i thanė pėrsėri Pjetrit: ``Me tė vėrtetė ti je njė nga ata; se ti je Galileas dhe e folura jote e zbulon``.

71

Por ai nisi tė mallkojė dhe tė betohet: ``Unė nuk e njoh atė njeri pėr tė cilin po flisni``.

72

Dhe gjeli kėndoi pėr tė dytėn herė; atėherė Pjetrit iu kujtua fjala qė Jezusi i kishte thėnė: ``Pėrpara se gjeli tė kėndojė dy herė, ti do tė mė mohosh tri herė``. Dhe, duke e menduar kėtė, qau.

Marku 15

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: