Albanian Bible

Marku 9

Marku

Return to Index

Chapter 10

1

Mbasi u nis prej andej, Jezusi shkoi nė krahinėn e Judesė gjatė Jordanit dhe pėrsėri u mblodhėn rreth tij turma; ai pėrsėri filloi t`i mėsojė, siē e kishte zakon.

2

Dhe farisenjtė, pėr ta vėnė nė provė, e pyetėn: ``A ėshtė e ligjshme qė burri ta lė gruan?``.

3

Dhe ai, duke u pėrgjigjur, u tha atyre: ``Ēfarė ju ka urdhėruar Moisiu?``.

4

Ata thanė: ``Moisiu ka lejuar tė shkruhet letra e shkurorėzimit dhe ta lėsh gruan``.

5

Dhe Jezusi, duke u pėrgjigjur, u tha atyre: ``Pėr shkak tė ngurtėsisė sė zemrės suaj ai e shkroi atė rregull;

6

por nė fillim tė krijimit, Perėndia i bėri mashkull e femėr.

7

Pėr kėtė arsye njeriu do ta braktisė babanė e tij dhe nėnėn e tij dhe do tė bashkohet me gruan e tij;

8

dhe tė dy do tė jenė njė mish i vetėm; kėshtu nuk janė mė dy, por njė mish i vetėm.

9

Prandaj njeriu tė mos ndajė atė qė Perėndia e ka bashkuar!``.

10

Dhe nė shtėpi dishepujt e vet e pyetėn pėrsėri pėr kėtė ēėshtje.

11

Atėherė ai u tha atyre: ``Ai qė lė gruan e vet dhe martohet me njė tjetėr, shkel kurorėn me tė.

12

Po ashtu, nėse gruaja lė burrin e vet dhe martohet me njė tjetėr, shkel kurorėn.

13

Atėherė i prunė disa fėmijė tė vegjėl qė ai t`i prekte ata; por dishepujt i qortonin ata qė i prunė.

14

Kur Jezusi e pa kėtė, i indinjuar, u tha atyre: ``I lini fėmijėt e vegjėl tė vijnė tek unė dhe mos i pengoni, sepse e tyre ėshtė mbretėria e Perėndisė.

15

Nė tė vėrtetė po ju them se kushdo qė nuk e pranon mbretėrinė e Perėndisė si njė fėmijė i vogėl, nuk do tė hyjė nė tė``.

16

Dhe, si i mori nė krahė, i bekoi duke vėnė duart mbi ta.

17

Tani kur po bėhej gati pėr rrugė, i doli pėrpara dikush me vrap; u gjunjėzua para tij dhe e pyeti: ``Mėsues i mirė, ēfarė duhet tė bėj qė tė trashėgoj jetėn e pėrjetshme?``.

18

Dhe Jezusi i tha: ``Pėrse mė quan i mirė? Askush nuk ėshtė i mirė, pėrveē njė tė vetmi, domethėnė Perėndisė.

19

Ti i njeh urdhėrimet: "Mos shkel kurorėn. Mos vrit. Mos vidh. Mos bėj dėshmi tė rreme. Mos mashtro. Ndero atin tėnd dhe nėnėn tėnde"``.

20

Dhe ai, duke iu pėrgjigjur, i tha: ``Mėsues, tė gjitha kėto i kam zbatuar qė nė fėmijėrinė time``.

21

Atėherė Jezusi e vėshtroi nė fytyrė, ndjeu dashuri pėr tė dhe i tha: ``Njė gjė tė mungon; shko, shit tė gjitha ato qė ke dhe jepua tė varfėrve dhe do tė kesh njė thesar nė qiell; pastaj eja, merre kryqin tėnd dhe mė ndiq``.

22

Por ai u trishtua pėr kėto fjalė dhe u largua me keqardhje, sepse kishte shumė pasuri.

23

Atėherė Jezusi, mbasi e hodhi vėshtrimin pėrreth, u tha dishepujve tė vet: ``Sa vėshtirė ėshtė pėr ata qė kanė pasuri tė hyjnė nė mbretėrinė e Perėndisė!``.

24

Dishepujt u habitėn shumė nga kėto fjalė tė tij. Por Jezusi foli pėrsėri dhe u tha atyre: ``O bij, sa e vėshtirė ėshtė qė tė hyjnė nė mbretėrinė e Perėndisė ata qė mbėshteten te pasuria.

25

Éshtė mė e lehtė qė njė deve tė kalojė nėpėr vrimėn e njė gjilpėre, se sa tė hyjė njė i pasur nė mbretėrinė e Perėndisė``.

26

Dhe ata u ēuditėn edhe mė tepėr dhe i thoshin njėri-tjetrit: ``Atėherė kush vallė mund tė shpėtohet?``.

27

Por Jezusi, duke i ngulur sytė mbi ta, u tha: ``Kjo pėr njerėzit ėshtė e pamundur, por jo pėr Perėndinė, sepse gjithēka ėshtė e mundur pėr Perėndinė``.

28

Atėherė Pjetri e mori fjalėn dhe tha: ``Ja, ne lamė ēdo gjė dhe tė kemi ndjekur``.

29

Jezusi, duke u pėrgjigjur, tha: ``Nė tė vėrtetė po ju them qė nuk ka asnjeri qė tė ketė lėnė shtėpinė, a vėllezėrit a motrat, a atin, a nėnėn, a fėmijėt ose arat pėr hirin tim dhe pėr ungjillin,

30

qė tė mos marrė tani, nė kėtė kohė, njėqindfish shtėpi, vėllezėr, motra, nėna, fėmijė e ara, sė bashku me pėrndjekje, dhe nė botėn e ardhshme, jeta e pėrjetshme.

31

Por shumė tė parė do tė jenė tė fundit dhe shumė tė fundit do tė jenė tė parėt``.

32

Ata ishin nė udhėtim pėr t`u ngjitur nė Jeruzalem, dhe Jezusi i paraprinte. Dhe ata ishin tė tronditur dhe e ndiqnin me ndrojtje. Dhe ai i mblodhi pėrsėri tė dymbėdhjetėt mėnjanė dhe nisi t`u thotė ēfarė do t`i ndodhte:

33

``Ja, ne po ngjitemi nė Jeruzalem dhe Biri i njeriut do t`u dorėzohet krerėve tė priftėrinjve dhe skribėve; dhe ata do ta dėnojnė me vdekje dhe do ta dorėzojnė nė duar tė paganėve,

34

tė cilėt do ta tallin, do ta fshikullojnė, do ta pėshtyjnė dhe do ta vrasin, por ai, ditėn e tretė, do tė ringjallet``.

35

Atėherė Jakobi dhe Gjoni, bij tė Zebedeut, iu afruan dhe i thanė: ``Mėsues, ne dėshirojmė qė ti tė bėsh pėr ne atė qė do tė tė kėrkojmė``.

36

Dhe ai u tha atyre: ``Ēfarė doni tė bėj pėr ju?``

37

Ata i thanė: ``Na lejo qė tė ulemi njėri nė tė djathtėn tėnde dhe tjetri nė tė majtėn tėnde nė lavdinė tėnde``.

38

Dhe Jezusi u tha atyre: ``Ju nuk dini ēfarė kėrkoni. A mund tė pini ju kupėn qė unė do tė pi dhe tė pagėzoheni me atė pagėzim me tė cilin unė jam pagėzuar?``. Ata i thanė: ``Po, mundemi``.

39

Dhe Jezusi u tha atyre: ``Vėrtetė ju do tė pini kupėn qė unė po pij dhe do tė pagėzoheni me atė pagėzim me tė cilin jam pagėzuar,

40

por nuk mė takon mua tė vė dikė tė ulet nė tė djathtėn time ose nė tė majtėn time, por ėshtė pėr ata pėr tė cilėt ėshtė pėrgatitur``.

41

Kur i dėgjuan kėto, tė dhjetė tė tjerėt filluan tė indinjohen kundėr Jakobit dhe Gjonit.

42

Por Jezusi i thirri pranė vetes dhe tha: ``Ju e dini qė ata qė konsiderohen sundues tė kombeve i sundojnė ato dhe tė mėdhenjtė e tyre ushtrojnė mbi to pushtetin e tyre;

43

por kjo s`duhet tė ndodhė midis jush; madje ai nga ju qė do tė dojė tė bėhet i madh, do tė jetė shėrbėtori juaj;

44

dhe kushdo nga ju qė do tė dojė tė jetė i pari, do tė jetė skllavi i tė gjithėve.

45

Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi qė t`i shėrbejnė, por pėr tė shėrbyer dhe pėr tė dhėnė jetėn e tij si ēmim pėr shpengimin e shumė vetave``.

46

Kėshtu arritėn nė Jeriko. Kur ai po dilte nga Jeriko me dishepujt e tij dhe me njė turmė tė madhe, biri i Timoteut, Bartimeu i verbėr, ishte ulur gjatė rrugės dhe lypte.

47

Kur dėgjoi se ai qė po kalonte ishte Jezusi Nazareas, filloi tė bėrtasė dhe tė thotė: ``Jezus, Bir i Davidit, ki mėshirė pėr mua!``.

48

Shumė e qortonin qė tė heshte, por ai bėrtiste edhe mė fort: ``Bir i Davidit, ki mėshirė pėr mua!``.

49

Dhe Jezusi qėndroi dhe urdhėroi qė ta thėrrasin. Ata e thirrėn, pra, tė verbėrin duke i thėnė: ``Merr zemėr, ēohu, ai po tė thėrret!``.

50

Atėherė ai hodhi tej rrobėn e tij, u ngrit dhe erdhi te Jezusi.

51

Dhe Jezusi mori fjalėn dhe i tha: ``Ēfarė do qė unė tė tė bėj?``. I verbėri i tha: ``Rabboni, qė tė mė kthehet tė parit!``.

52

Dhe Jezusi i tha: ``Shko, besimi yt tė shėroi``. Dhe nė ēast atij iu kthye tė parit dhe nisi tė ndjekė Jezusin nė udhė.

Marku 11

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: