Albanian Bible

Danieli 12

Osea

Return to Index

Chapter 1

1

Fjala e Zotit qė iu drejtua Oseas, birit tė Beerit, nė ditėt e Uziahut, tė Jothamit, tė Ashazit dhe tė Ezekias, mbretit tė Judės, nė ditėt e Jeroboamit, birit tė Joasit, mbret i Izraelit.

2

Kur Zoti filloi t`i flasė Oseas, Zoti i tha atij: "Shko, merr pėr grua njė prostitutė dhe ki fėmijė tė kurvėrisė, sepse vendi po kurvėrohet duke u larguar nga Zoti".

3

Kėshtu ai shkoi dhe mori pėr grua Gomeren, bijėn e Diblaimit, e cila u mbars dhe i lindi njė djalė.

4

Atėherė Zoti i tha: "Vėri emrin Jezreel, sepse brenda njė kohe tė shkurtėr unė do tė marr hak pėr gjakun e derdhur nė Jezreel mbi shtėpinė e Jehut dhe do t`i jap fund mbretėrimit tė shtėpisė sė Izraelit.

5

Po atė ditė do tė ndodhė qė unė do tė thyej harkun e Izraelit nė luginėn e Jezreelit".

6

Ajo u mbars pėrsėri dhe lindi njė vajzė. Atėherė Zoti i tha Oseas: "Vėri emrin Lo-ruhamah, sepse nuk do tė kem mė mėshirė pėr shtėpinė e Izraelit, por do t`i heq tė gjithė.

7

Pėrkundrazi do tė kem dhembshuri pėr shtėpinė e Judės dhe do t`i shpėtoj me anė tė Zotit, Perėndisė sė tyre; nuk do t`i shpėtoj me harkun as me shpatėn apo me betejėn, as me kuajt ose me kalorėsit".

8

Kur zvordhi Lo-ruhamahen, ajo u mbars dhe lindi njė djalė.

9

Atėherė Zoti i tha Oseas: "Vėri emrin Lo-ami, sepse ju nuk jeni populli im dhe unė nuk jam Perėndia juaj.

10

Megjithatė numri i bijve tė Izraelit do tė jetė si rėra e detit, qė nuk mund tė matet as tė llogaritet. Dhe do tė ndodhė qė nė vend qė t`u thuhet atyre: "Ju nuk jeni populli im", do t`u thuhet atyre: "Jeni bijtė e Perėndisė sė gjallė".

11

Pastaj bijtė e Judės dhe bijtė e Izraelit do tė bashkohen tok, do tė zgjedhin pėr veten e tyre njė prijės tė vetėm dhe do tė dalin jashtė vendit tė tyre, sepse e madhe do tė jetė dita e Jezreelit".

Osea 2

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: