Albanian Bible

Ezekieli 46

Ezekieli

Return to Index

Chapter 47

1

Ai mė ēoi pėrsėri nė hyrje tė tempullit, dhe ja disa ujėra dilnin nga poshtė pragut tė tempullit nė drejtim tė lindjes, sepse fasada e tempullit shikonte nga lindja; ujėrat zbrisnin poshtė anės sė djathtė tė tempullit, nė jug tė altarit.

2

Pastaj mė ēoi jashtė nėpėrmjet portės veriore dhe mė bėri tė sillem jashtė deri nė portėn e jashtme, qė shikon nga lindja; dhe ja, ujėrat buronin nga ana e djathtė.

3

Burri eci deri drejt lindjes me njė litar tė hollė nė dorė dhe mati njėmijė kubitė; pastaj mė bėri tė kapėrcej ujėrat, tė cilat mė arrinin deri te kyēet e kėmbėve.

4

Mati katėrmijė kubitė tė tjerė, pastaj mė bėri tė kapėrcej ujėrat; mė arrinin te kyēet e kėmbėve. Mati katėrmijė kubitė tė tjerė, pastaj mė bėri tė kaloj ujėrat: mė arrinin deri te ijėt.

5

Mati njėmijė kubitė tė tjerė: ishte njė lumė qė nuk mund ta kapėrceja, sepse ujėrat e tij ishin shtuar; ishin ujėra nė tė cilat duhet tė notoja; njė lumė qė nuk mund tė kapėrcehej.

6

Ai mė tha: "E pe, bir njeriu?". Pastaj mė ktheu pėrsėri nė bregun e lumit.

7

Pas kthimit tim, ja mbi bregun e lumit shumė drurė nga njė anė dhe nga ana tjetėr.

8

Pastaj mė tha: "Kėto ujėra drejtohen pėr nė krahinėn lindore, zbresin nė Arabah dhe do tė derdhen nė det; me tė hyrė nė det, ujėrat e tij do tė shėndoshen.

9

Dhe do tė ndodhė qė ēdo qenie e gjallė qė lėviz do tė jetojė, kudo qė arrin lumi; do tė ketė bollėk tė madh peshqish, sepse vijnė kėto ujėra dhe shėndoshin ujėrat e tjera; kudo qė arrin lumi gjithēka ka pėr t`u gjallėruar.

10

Dhe do tė ndodhė qė nė brigjet e tij do tė ketė peshkatarė; nga En-gedi deri nė Englegaim do tė jetė njė vend ku do tė shtrihen rrjetat; peshku i tij do tė jetė i po atij lloji dhe nė sasi tė madhe, si peshku i Detit tė Madh.

11

Por kėnetat tij dhe moēalet e tij nuk do tė shėndoshen; do tė lihen pėr tė nxjerrė kripė.

12

Gjatė lumit, mbi tė dyja brigjet e tij, do tė rritet ēdo lloj druri qė jep fryte, fletėt e tyre nuk do tė fishken dhe frytet e tij nuk do tė mungojnė kurrė. Do tė mbajnė fryte ēdo muaj, sepse ujėrat e tyre dalin nga shenjtėrorja, fryti i tyre do tė shėrbejė pėr ushqim dhe fletėt e tyre pėr mjekim".

13

Kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Kėta janė kufijtė nė bazė tė tė cilėve ju do ta ndani vendin nė trashėgimi midis dymbėdhjetė fiseve tė Izraelit. Jozefit do t`i takojnė dy pjesė.

14

Secili prej jush do tė trashėgojė njė pjesė tė barabartė me atė tė vėllait tė tij, sepse unė e ngrita dorėn si betim pėr t`ua dhėnė etėrve tuaj. Ky vend do t`ju pėrkasė si trashėgimi.

15

Kėta do tė jenė kufijtė e vendit nga ana e veriut: nga Deti i Madh nė drejtim tė Hethlonit deri sa tė arrijnė nė Tsedad,

16

Hamathi, Berothahi, Sibraimi (qė ėshtė midis kufirit tė Damaskut dhe kufirit tė Hamathit), Hatserhatikoni (qė ėshtė nė kufi me Hauranin).

17

Kėshtu kufiri do tė jetė nga deti deri nė Hatsarenon, nė kufijtė e Damaskut, me kufirin e Hamathit nė veri. Kjo ėshtė ana veriore.

18

Nga ana lindore do tė shtriheni midis Hauranit dhe Damaskut, midis Galaadit dhe vendit tė Izraelit, gjatė Jordanit dhe gjatė bregut lindor tė detit. Kjo ėshtė ana lindore.

19

Ana jugore, nė drejtim tė jugut, do tė shtrihet nga Tamari deri nė ujėrat e Meribothit tė Kadeshit, pastaj gjatė pėrroit tė Egjiptit deri nė Detin e Madh. Kjo ėshtė ana jugore, nė jug.

20

Ana perėndimore do tė jetė Deti i Madh, nga kufiri i jugut deri pėrpara hyrjes sė Hamathit. Kjo ėshtė ana perėndimore.

21

Do ta ndani kėshtu kėtė vend midis jush, nė bazė tė fiseve tė Izraelit.

22

Do ta ndani me short nė trashėgimi midis jush dhe tė huajve qė banojnė midis jush dhe qė u kanė lindur bij nė mes tuaj. Kėta do tė jenė pėr ju si ata qė kanė lindur nė vend midis bijve tė Izraelit; do tė kenė edhe ata me short njė trashėgimi nė mes tė fiseve tė Izraelit.

23

Nė fisin ku i huaji banon, atje do t`i jepni pjesėn e tij", thotė Zoti, Zoti.

Ezekieli 48

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: