Albanian Bible

Ezekieli 33

Ezekieli

Return to Index

Chapter 34

1

Fjala e Zotit m`u drejtua pėrsėri, duke thėnė:

2

"Bir njeriu, profetizo kundėr barinjve tė Izraelit; profetizo dhe u thuaj atyre barijve: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Mjerė barinjtė e Izraelit qė kullotin veten e tyre! A nuk duhet pėrkundrazi tė kullosin kopenė?

3

Ju hani yndyrėn, visheni me leshin, vritni delet e majme, por nuk e kullotni kopenė.

4

Nuk i keni forcuar delet e dobėta, nuk jeni kujdesur pėr tė sėmurėn, nuk keni fashuar atė tė plagosurėn, nuk e keni rikthyer nė shtėpi tė hutuarėn dhe nuk e keni kėrkuar tė humburėn, por keni sunduar mbi to me forcė dhe ashpėrsi.

5

Kėshtu ato, pėr mungesė bariu, janė shpėrndarė, janė bėrė pre e tė gjitha bishave tė fushės dhe kanė humbur.

6

Delet e mia po enden nėpėr tėrė malet dhe mbi ēdo kodrinė tė lartė; po, delet e mija janė pėrhapur mbi gjithė faqen e vendit dhe askush nuk ka shkuar t`i kėrkojė ato as nuk tregoi kujdes".

7

Prandaj, o barinj, dėgjoni fjalėn e Zotit:

8

Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė unė rroj", thotė Zoti, Zoti, "duke qenė se delet e mija janė bėrė njė pre, delet e mia i hanė tė gjitha bishat e fushave pėr mungesė tė njė bariu dhe sepse barinjtė e mi nuk kanė vajtur ti kėrkojnė delet e mia, por barinjtė kanė kullotur pėr veten e tyre dhe nuk kanė kullotur delet e mia".

9

Prandaj, o barinj, dėgjoni fjalėn e Zotit:

10

Kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ja, unė jam kundėr barinjve; do t`u kėrkoj llogari pėr delet e mia dhe nuk do t`i lė t`i kullotin delet. Barinjtė nuk do tė kullotin mė veten e tyre, sepse do t`u heq nga goja e tyre delet e mia dhe nuk do tė jenė mė ushqimi i tyre.

11

Sepse kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ja, unė vetė do tė shkoj tė kėrkoj delet e mia dhe do tė kujdesem.

12

Ashtu si bariu kujdeset pėr kopenė e tij kur ndodhet nė mes tė deleve tė tij, tė shpėrndara, kėshtu unė do tė kujdesem pėr delet e mia dhe do t`i heq nga tė gjitha vendet ku janė shpėrndarė nė njė ditė me re dhe errėsirė tė dendur.

13

Do t`i nxjerr nga popujt dhe do t`i mbledh nga vende tė ndryshme; do t`i ēoj pėrsėri nė tokėn e tyre dhe do t`i kullot nė malet e Izraelit, gjatė rrjedhave ujore dhe nė tėrė vendet e banuara tė vendit.

14

Do t`i kullot nė kullota tė mira dhe vatha e tyre do tė jetė nė malet e larta tė Izraelit; atje do tė pushojnė nė njė vathė dhe do tė kullotin nė kullota tė pasura nė malet e Izraelit.

15

"Unė vetė do t`i kullot delet e mia dhe do t`i bėj tė pushojnė", thotė Zoti, Zoti.

16

"Unė do tė kėrkoj tė humburėn, do ta kthej tė hutuarėn, do t`i lidh plagėn, do ta forcoj tė sėmurėn, por do tė shkatėrroj tė majmen dhe tė fortėn; do t`i kullot me drejtėsi.

17

Sa pėr ju, o delet e mia", kėshtu thotė Zoti, Zoti, "ja, unė do tė gjykoj midis dele e dele, midis deshėve dhe cjepve.

18

Ju duket gjė e vogėl tė kullotėsh nė njė kullotė tė mirė dhe pastaj tė shkelėsh me kėmbė atė qė mbetet nga kullota juaj, ose tė pish ujra tė pastra dhe pastaj tė turbullosh me kėmbė atė qė mbetet?

19

Kėshtu delet e mia duhet tė hanė atė qė kanė shkelur kėmbėt tuaja dhe duhet tė pijnė atė qė kanė turbulluar kėmbėt tuaja".

20

Prandaj kėshtu u thotė atyre Zoti, Zoti: "Ja, unė vetė do tė gjykoj midis deles sė dhjamur dhe deles sė dobėt.

21

Duke qenė se ju keni shtyrė me ijė dhe me shpatull dhe u keni rėnė me brirė tė gjitha deleve tė dobėta deri sa i shpėrndatė rreth e rrotull,

22

unė do t`i shpėtoj delet e mia dhe nuk do tė bėhen mė pre, dhe do tė gjykoj midis dele e dele.

23

Do tė vendos mbi to njė bari tė vetėm qė do t`i kullosė, shėrbėtorin tim David. Ai do t`i kullosė dhe ka pėr tė qenė bariu i tyre.

24

Dhe unė, Zoti, do tė jem Perėndia i tyre dhe shėrbėtori im Davidi do tė jetė princ nė mes tyre. Unė, Zoti, fola.

25

Do tė vendos me to njė besėlidhje paqeje dhe do tė zhduk nga vendi kafshėt e liga, kėshtu ato do tė mund tė rrinė tė sigurta nė shkretėtirė dhe tė flenė nėpėr pyje.

26

Dhe do t`ua bėj tė bekura vendet rreth kodrės sime; do tė bėj tė bjerė shiu nė kohėn e duhur, dhe do tė jenė shira bekimi.

27

Druri i fushės do tė japė frytin e tij dhe toka do tė japė prodhimet e saj. Ato do tė jenė tė sigurta nė tokėn e tyre dhe do tė pranojnė qė unė jam Zoti, kur do tė kėpus shufrat e zgjedhės sė tyre dhe do t`i ēliroj nga dora e atyre qė i mbanin nė skllavėri.

28

Dhe nuk do tė jenė mė pre e kombeve as do t`i hanė mė bishat e fushės, por do tė qėndrojnė tė sigurta dhe askush nuk ka pėr t`i trembur.

29

Do ta bėj qė tė mbijė pėr ta njė kopėsht me famė tė madhe; nuk do tė konsumohen mė nga uria nė vend dhe nuk do tė mbajnė mė turpin e kombeve.

30

Kėshtu ata do tė pranojnė qė unė, Zoti, Perėndia i tyre, jam me ta, dhe qė ata, shtėpia e Izraelit, janė populli im", thotė Zoti, Zoti.

31

"Ju jeni delet e mia, delet e kullotės sime; jeni njerėz dhe unė jam Perėndia juaj", thotė Zoti.

Ezekieli 35

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: