Albanian Bible

Ezekieli 29

Ezekieli

Return to Index

Chapter 30

1

Fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:

2

"Bir njeriu, profetizo dhe thuaj: Kėshtu thotė Zoti, Zoti: Vajtoni: "Medet, dita!".

3

Sepse dita ėshtė afėr, ėshtė e afėrt dita e Zotit; do tė jetė njė ditė me re, koha e kombeve.

4

Shpata do tė bjerė mbi Egjipt dhe do tė krijojė ankth nė Etiopi kur nė Egjipt tė bien tė plagosurit pėr vdekje, do tė shpien larg pasuritė e tij dhe themelet e tij do tė pėrmbysen.

5

Etiopia, Puti, Ludi, tėrė pėrzierja e popujve tė ndryshėm, Kubi dhe bijtė e vendeve aleate do tė rrėzohen bashkė me ta nga shpata".

6

Kėshtu thotė Zoti: "Ata qė pėrkrahin Egjiptin do tė rrėzohen, krenaria e pushtetit tė tij do tė bjerė; nga Migdoli deri nė Sienė do tė bien aty nga shpata", thotė Zoti, Zoti.

7

"Do tė shkretohen nė mes tė tokave tė shkretuara dhe qytetet e tyre do tė jenė nė mes tė qyteteve tė shkatėrruara.

8

Do tė pranojnė qė unė jam Zoti, kur do t`i vė zjarrin Egjiptit dhe tė gjithė pėrkrahėsit e tij do tė shtypen.

9

Atė ditė do tė nisen nė praninė time lajmėtarė mbi anije, qė do tė trembin Etiopinė e shkujdesur; dhe njė ankth i madh do t`i pushtojė ata si nė ditėn e Egjiptit. Po, ja gjėja ėshtė duke ndodhur".

10

Kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Do ti jap fund zhurmės sė Egjiptit, me anė tė Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė.

11

Ai dhe populli i tij bashkė me tė, mė tė tmerrshmit midis kombeve, do tė vijnė pėr tė shkatėrruar vendin; do tė zhveshin shpatat e tyre kundėr Egjiptit dhe do tė mbushin vendin me tė vrarė.

12

Do t`i thaj lumenjtė dhe do t`ia shes vendin njerėzve tė kėqij; dhe nėpėrmjet tė tė huajve do ta bėj tė shkretuar vendin dhe gjithēka ai pėrmban. Unė, Zoti, fola".

13

Kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Do tė shkatėrroj idhujt dhe do t`i zhduk perėnditė e rreme nga Nofi; nuk do tė ketė mė princ nga vendi i Egjiptit dhe do tė kall frikėn nė vendin e Egjiptit.

14

Do tė bėj tė shkretuar Pathrosin, do t`i vė zjarrin Tsoanit, do tė zbatoj gjykimet e mia mbi Nonė,

15

do ta derdh tėrbimin tim mbi Sin, mbi kalanė e Egjiptit dhe do tė shfaros turmat e Nosė.

16

Do t`i vė zjarrin Egjiptit: Sini do tė shtrėmbėrohet nga dhimbja, Noja do tė shqyhet, Nofi do tė jetė nė ankth ēdo ditė.

17

Tė rinjtė e Avenit dhe tė Pibesethit do tė bien nga shpata dhe kėto dy qytete do tė shkojnė nė robėri.

18

Nė Tahpanhes dita do tė erret, kur aty unė do tė coptoj zgjedhat e imponuara nga Egjipti; dhe tek ajo do tė mpaket krenaria e forcės sė saj. Sa pėr atė, njė re do ta mbulojė dhe bijat e saj do tė shkojnė nė robėri.

19

Kėshtu do tė zbatoj gjykimet e mia mbi Egjiptin. Atėherė do tė pranojnė qė unė jam Zoti".

20

Vitin e njėmbėdhjetė, muajin e parė, ditėn e shtatė tė muajit, ndodhi qė fjala e Zotit m`u drejtua, duke thėnė:

21

"Bir njeriu, unė theva krahun e Faraonit, mbretit tė Egjiptit; dhe ja, nuk u lidh duke vėnė ilaēe as u mbėshtoll me rrypa qė ta bėnin mjaft tė fortė pėr tė pėrdorur shpatėn".

22

Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ja, unė jam kundėr Faraonit, mbretit tė Egjiptit, pėr t`ia coptuar krahėt, si atė tė fortin ashtu edhe krahun tashmė tė thyer, dhe do ta bėj qė t`i bjerė shpata nga dora.

23

Do t`i shpėrndaj pastaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t`i pėrhap nė vende tė ndryshme.

24

Do tė forcoj krahėt e mbretit tė Babilonisė dhe do t`i vė nė dorė shpatėn time, por do tė coptoj krahėt e Faraonit qė do tė rėnkojė para tij, si rėnkon njė njeri i plagosur pėr vdekje.

25

Kėshtu do tė forcoj krahėt e mbretit tė Babilonisė, por krahėt e Faraonit do tė rrėzohen; do tė pranojnė qė unė jam Zoti, kur ti vė nė dorė mbretit tė Babilonisė shpatėn time, dhe ky do ta shtrijė kundėr vendit tė Egjiptit.

26

Do t`i shpėrndaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t`i pėrhap nė vende tė ndryshme. Atėherė do tė pranojnė qė unė jam Zoti".

Ezekieli 31

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: