Albanian Bible

Jeremia 40

Jeremia

Return to Index

Chapter 41

1

Nė muajin e shtatė ndodhi qė Ishmaeli, biri i Nethaniahut, bir i Elishamas, nga fisi mbretėror dhe njė ndėr funksionarėt e mbretit, erdhi me dhjetė njerėz te Gedaliahu, bir i Ahikamit, nė Mitspah dhe hėngrėn bashkė.

2

Pastaj Ishameli, bir i Nethaniahut, u ngrit me dhjetė burra qė ishin me tė dhe goditėn me shpatė Gedaliahun, birin e Ahikamit, bir i Shafanit. Kėshtu ata vranė atė qė ishte caktuar nga mbreti i Babilonisė si qeveritar i vendit.

3

Ishmaeli vrau gjithashtu tėrė Judejtė qė ishin me Gedaliahun nė Mitspah dhe Kaldeasit, luftėtarė qė ndodheshin atje.

4

Tė nesėrmen e ditės qė kishte vrarė Gedaliahun, kur akoma askush nuk e dinte kėtė gjė,

5

ndodhi qė erdhėn disa nga Sikemi, nga Shilohu dhe nga Samaria, tetėdhjetė burra me mjekėr tė rruar, me rroba tė grisura dhe me prerje nė trup; ata mbanin nė duart e tyre ofertat dhe temjanin qė do tė paraqitnin nė shtėpinė e Zotit.

6

Ishmaeli, bir i Nethaniahut u doli pėrballė nė Mitspah duke vajtuar ndėrsa po ecte. Kur i takoi u tha: "Ejani te Gedaljahu, bir i Ahikamit".

7

Por kur arritėn nė mes tė qytetit, Ishmaeli, bir i Nethaniahut, tok me njerėzit qė kishte me vete, i vrau dhe i hodhi nė mes tė njė sterne.

8

Por ndėr ta kishte dhjetė burra qė i thanė Ishmaelit: "Mos na vrit, sepse nė fushat kemi rezerva tė fshehura gruri, elbi, vaji dhe mjalti". Atėherė ai u pėrmbajt dhe nuk i vrau me vėllezėrit e tyre.

9

Ēisterna nė tė cilėn Ishmaeli hodhi tėrė kufomat e njerėzve qė kishte vrarė bashkė me Gedaliahun ėshtė ajo qė mbreti Asa kishte ndėrtuar nga frika e Baashas, mbretit tė Izraelit. Ishmaeli, bir i Nethaniahut, e mbushi me tė vrarė.

10

Pastaj Ishmaeli i ēoi si robėr tėrė ata qė kishin mbetur nga populli qė gjendej nė Mitspah: vajzat e mbretit dhe tėrė popullin qė kishte mbetur nė Mitspah dhe mbi tė cilin Nebuzaradani, komandanti i rojeve, kishte vendosur Gedaliahun, birin e Ahikamit. Ishmaeli, bir i Nethaniahut, i ēoi si robėr dhe u nis pėr tė shkuar tek Amonitėt.

11

Por kur Johanani, bir i Kareahut, dhe tėrė krerėt e forcave qė ishin me tė mėsuan tėrė tė keqen qė kishte bėrė Ishmaeli, bir i Nethaniahut,

12

morėn gjithė njerėzit e tyre dhe shkuan tė luftojnė kundėr Ishmaelit, birit tė Nethaniahut, dhe e gjetėn pranė hauzit tė madh qė ėshtė nė Gabaon.

13

Kur tėrė populli qė ishte me Ishmaelin pa Johananin, birin e Kareahut, dhe tėrė krerėt e forcave qė ishin me tė u gėzua.

14

Kėshtu tėrė populli qė Ishmaeli e kishte sjellė si rob nga Mitspahu u kthye dhe shkoi e u bashkua me Johanianin, birin e Kareahut.

15

Por Ishmaeli, biri i Nethaniahut, mundi t`i shpėtojė Johanianit bashkė me tetė burra dhe shkoi tek Amonitėt.

16

Atėherė Johanani, biri i Kareahut, dhe gjithė komandantėt e forcave qė ishin me tė, morėn nga Mitspahu tėrė pjesėn e popullit, qė ishte rimarrė nga Ishameli, biri i Nethaniahut, mbas vrasjes nga ana e tij tė Gedaliahut, birit tė Ahikamit: luftėtarė trima, gra, fėmijė dhe eunukė qė ai kishte sjellė nga Gabaoni.

17

Ata u nisėn dhe u ndalėn nė Geruth-Kimhan, qė ndodhet nė afėrsitė e Betlemit, pėr tė vazhduar mė pas udhėn dhe pėr tė shkuar nė Egjipt,

18

pėr shkak tė Kaldeasve, sepse ata kishin frikė prej tyre, me qėnė se Ishmaeli, bir i Nethaniahut, kishte vrarė Gedaliahun, birin e Ahikamit, qė mbreti i Babilonisė kishte emėruar si qeveritar tė vendit.

Jeremia 42

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: