Albanian Bible

Jeremia 7

Jeremia

Return to Index

Chapter 8

1

"Nė atė kohė", thotė Zoti, "do tė nxirren nga varret eshtrat e mbretėrve tė Judės, eshtrat e princėrve, eshtrat e profetėve dhe eshtrat e banorėve tė Jeruzalemit,

2

dhe do tė ekspozohen para diellit, para hėnės dhe para tėrė ushtrisė sė qiellit, qė ata kanė dashur, kanė shėrbyer, kanė ndjekur, kanė konsultuar dhe para tė cilėve kanė rėnė pėrmbys; nuk do tė mblidhen as do tė groposen, por do tė jenė si pleh mbi faqen e dheut.

3

Atėherė vdekja do tė jetė mė e mirė se jeta pėr tė gjitha mbeturinat e kėsaj race tė keqe nė tėrė vendet ku do t`i kem shpėrndarė", thotė Zoti i ushtrive.

4

Ti do t`u thuash atyre: "Kėshtu thotė Zoti: Nė rast se dikush rrėzohet, a nuk ngrihet vallė? Nė rast se dikush ndėrron drejtimin, a nuk kthehet vallė?

5

Pse, pra, ky popull, o Jeruzalem, ėshtė shmangur me njė rebelim tė pėrjetshėm? Ngulin kėmbė nė mashtrim dhe nuk pranojnė tė kthehen.

6

U kam kushtuar kujdes dhe i kam dėgjuar, por ata nuk flasin drejt; asnjeri nuk pendohet pėr ligėsinė e tij dhe nuk thotė: "Ēfarė bėra unė?". Secili merr pėrsėri vrapimin e tij, si njė kalė qė hidhet nė betejė.

7

Madje edhe lejleku i qiellit i njeh stinėt e tij, turtulli, dallėndyshja dhe krilat shikojnė me kujdes kohėn e kthimit tė tyre, por populli im nuk e njeh ligjin e Zotit.

8

Si mund tė thoni: "Ne jemi tė urtė dhe ligji i Zotit ėshtė me ne"? Por ja, pena e rreme e shkruesve e ka bėrė njė falsitet.

9

Njerėzit e ditur do tė turpėrohen, do tė tremben dhe do tė kapen. Ja, kanė hedhur poshtė fjalėn e Zotit; ēfarė diturie mund tė kenė?

10

Prandaj bashkėshortet e tyre do t`ua jap tė tjerėve dhe arat e tyre pronarėve tė rinj, sepse nga mė i vogli deri te mė i madhi lakmojnė fitime; nga profeti deri te prifti tė gjithė pėrdorin gėnjeshtrėn.

11

Ata mjekojnė shkel e shko plagėn e bijės sė popullit tim, duke thėnė: "Paqe, paqe", kur nuk ekziston paqja.

12

A u vinte turp vallė kur kryenin veprime tė neveritshme? Jo! nuk kishin turp aspak dhe nuk dinin ē`ėshtė tė skuqesh. Prandaj do tė rrėzohen midis atyre qė rrėzohen; kur do t`i vizitoj do tė pėrmbysen", thotė Zoti.

13

Do t`i shfaros me siguri", thotė Zoti. "Nuk do tė ketė mė rrush te hardhia as fiq te fiku dhe gjethet do tė fishken. Edhe gjėrat qė u kam dhėnė do t`u hiqen".

14

"Pse rrimė ulur? Mblidhuni dhe tė hyjmė nė qytetet e fortifikuara, dhe nė to tė vdesim. Sepse Zoti, Perėndia ynė, na bėn tė vdesim dhe na bėn tė pimė ujė tė helmuar, sepse kemi mėkatuar kundėr Zotit.

15

Prisnim paqen, por nuk erdhi asnjė e mirė, njė kohė shėrimi, por ja, terrori".

16

Nga Dani dėgjohet turfullima e kuajve tė tij; nė zhurmėn e hingėllimave tė kuajve tė tij tė luftės dridhet gjithė vendi, sepse vijnė dhe gllabėrojnė vendin dhe tėrė ato qė ai ka, qytetin dhe banorėt e tij.

17

"Sepse ja, unė do tė dėrgoj kundėr jush gjarpėrinj dhe nepėrka, kundėr tė cilėve nuk vlen asnjė yshtje dhe ata do t`ju kafshojnė", thotė Zoti.

18

Sikur tė gjeja ngushėllim pėr dhembjen time. Zemra po mė ligėshtohet pėrbrenda.

19

Ja njė zė: ėshtė britma e bijės sė popullit tim nga njė tokė e largėt: "Mos vallė Zoti ėshtė nė Sion? A nuk ėshtė mbreti i tij nė mes tė tij?". "Pse kanė ngacmuar zemėrimin tim me shėmbėlltyrat e tyre tė gdhendura dhe me idhuj tė huaj?".

20

Korrja ka mbaruar, vera ka marrė fund dhe ne nuk kemi shpėtuar.

21

Pėr plagėn e bijės sė popullit tim jam i dėshpėruar, po mbaj zi, jam i tmerruar.

22

A nuk ka vallė ndonjė balsam nė Galaad, a nuk ka atje ndonjė mjek? Pse, pra, nuk po i vjen shėrimi bijės sė popullit tim?

Jeremia 9

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: