Albanian Bible

Jeremia 6

Jeremia

Return to Index

Chapter 7

1

Kjo ėshtė fjala qė iu drejtua Jeremias nga ana e Zotit, duke thėnė:

2

"Ndalu te porta e shtėpisė sė Zotit dhe aty shpall kėtė fjalė duke thėnė: Dėgjoni fjalėn e Zotit, o ju tė gjithė tė Judės qė hyni nėpėr kėto porta pėr tė rėnė pėrmbys pėrpara Zotit!".

3

Kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: "Ndreqni rrugėt dhe veprimet tuaja, dhe unė do tė bėj qė tė banoni nė kėtė vend.

4

Mos u besoni fjalėve mashtruese duke thėnė: "Ky ėshtė tempulli i Zotit, tempulli i Zotit, tempulli i Zotit!".

5

Nė rast se ndreqni plotėsisht rrugėt dhe veprimet tuaja, nė rast se e zbatoni me tė vėrtetė drejtėsinė njėri ndaj tjetrit,

6

nė rast se nuk shtypni tė huajin, jetimin dhe gruan e ve, nuk derdhni gjak tė pafajshėm nė kėtė vend dhe nuk adhuroni perėndi tė tjera nė dėmin tuaj,

7

atėherė do tė bėj qė tė banoni nė kėtė vend, nė vendin qė u dhashė etėrve tuaj prej shumė kohe dhe pėr gjithnjė.

8

Ja, ju u besoni fjalėve mashtruese, nga tė cilat s`keni fare dobi.

9

Kėshtu ju vidhni, vrisni, shkelni kurorėn, betoheni pėr tė rremen, i digjni temjan Baalit dhe u shkoni pas perėndive tė tjerė qė mė parė nuk i njihnit,

10

dhe pastaj vini tė paraqiteni para meje nė kėtė tempull qė mban emrin tim dhe thoni: "Kemi shpėtuar!", pastaj kryeni tėrė kėto veprime tė neveritshme.

11

Ky tempull, i cili mban emrin tim, mos ėshtė bėrė vallė nė sytė e tuaj njė ēerdhe hajdutėsh? Ja, unė e pashė kėtė", thotė Zoti.

12

"Por shkoni tani nė vendin tim qė ishte nė Shiloh, tė cilit nė fillim i kisha vėnė emrin tim dhe shikoni ēfarė kam bėrė aty pėr shkak tė ligėsisė sė popullit tim Izrael.

13

Dhe tani meqenėse keni kryer tėrė kėto gjėra", thotė Zoti, "meqenėse kur ju kam folur me urgjencė dhe insistim nuk mė keni dėgjuar, dhe kur ju kam thirrur nuk mė jeni pėrgjigjur,

14

unė do tė veproj me kėtė tempull, nė tė cilin pėrmendet emri im dhe nė tė cilin keni besim, me kėtė vend qė ua dhashė juve dhe etėrve tuaj, ashtu si bėra nė Shiloh;

15

dhe do t`ju dėboj nga prania ime, ashtu si dėbova tėrė vėllezėrit tuaj, tėrė pasardhėsit e Efraimit.

16

Prandaj mos ndėrhy pėr kėtė popull, mos lėsho pėr ata asnjė britmė ose lutje dhe mos ngul kėmbė pranė meje se nuk do tė kėnaq.

17

A nuk shikon ēfarė po bėjnė nė qytetet e Judės dhe nėpėr rrugėt e Jeruzalemit?

18

Bijtė mbledhin drutė, etėrit ndezin zjarrin dhe gratė mbrujnė mjellin pėr tė pėrgatitur kulaē pėr mbretėreshėn e qiellit, dhe pastaj u bėjnė libacione perėndive tė tjera pėr tė mė zemėruar mua.

19

Por a mė ngacmojnė me tė vėrtetė", thotė Zoti "ose mė mirė veten e tyre dhe mbulohen me turp?".

20

Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ja, zemėrimi im, tėrbimi im do tė bjerė mbi kėtė vend, mbi njerėzit dhe kafshėt, mbi drurėt e fushės dhe mbi frytet e tokės dhe do tė djegė pa u shuar".

21

Kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: "Shtojini olokaustet tuaja sakrificave tuaja dhe hani mishin e tyre!

22

Sepse unė nuk u fola etėrve tuaj dhe nuk u dhashė atyre asnjė urdhėr, kur bėra qė tė dalin nga vendi i Egjiptit, pėrsa u pėrket olokausteve dhe flijimeve;

23

por kėtė urdhėr u dhashė: "Dėgjoni zėrin tim, dhe unė do tė jem Perėndia juaj, dhe ju do tė jeni populli im; ecni nė tė gjitha rrugėt qė ju kam urdhėruar, qė tė jeni tė lumtur".

24

Por ata nuk dėgjuan as ma vunė veshin, por ecėn sipas kėshillave dhe kryeneēėsisė sė zemrės sė tyre tė keqe, dhe shkuan prapa dhe jo pėrpara.

25

Nga dita nė tė cilėn etėrit tuaj dolėn nga vendi i Egjiptit e deri mė sot, ju kam dėrguar tėrė shėrbėtorėt e mi, profetėt ēdo ditė me urgjencė dhe insistim.

26

Por ata nuk mė kanė dėgjuar as ma vunė veshin, por e fortėsuan zverkun e tyre dhe u sollėn mė keq se etėrit e tyre.

27

Prandaj ti do t`u thuash atyre tėrė kėto gjėra, por ata nuk do tė dėgjojnė; do t`i thėrrasėsh, por nuk do tė pėrgjigjen.

28

Kėshtu do t`u thuash atyre: "Ky ėshtė kombi qė nuk dėgjon zėrin e Zotit, Perėndisė sė tij, dhe as pranon korrigjim; e vėrteta ėshtė zhdukur dhe ėshtė eliminuar nga goja e tyre".

29

Pri flokėt dhe hidhi tutje, nise vajtimin mbi lartėsitė, sepse Zoti ka hedhur poshtė dhe e ka braktisur brezin e zemėrimit tė tij.

30

Bijtė e Judės kanė bėrė atė qė ėshtė e keqe pėr sytė e mi", thotė Zoti. "Kanė vendosur veprimet e tyre tė neveritshme nė tempullin ku permendet emri im, pėr ta ndotur.

31

Kanė ndėrtuar vende tė larta tė Tofetit, qė ėshtė nė luginėn e birit tė Hinomit, pėr tė djegur nė zjarr bijtė e tyre dhe bijat e tyre, gjė qė nuk e kisha urdhėruar dhe qė nuk mė kishte shkuar kurrė nė mendje.

32

Prandaj ja, vijnė ditėt", thotė Zoti, "nė tė cilat nuk do tė quhet mė "Tofet" as "Lugina e birit tė Hinomit", por "Lugina e masakrės", dhe do tė varrosen tė vdekurit nė Tofet, sepse nuk do tė ketė vend gjetiu.

33

Kufomat e kėtij populli do tė bėhen kėshtu ushqim pėr shpendėt e qiellit dhe pėr kafshėt e tokės, dhe askush nuk do t`i trembė.

34

Do tė bėj qė tė pushojnė nė qytetet e Judės dhe nė rrugėt e Jeruzalemit britmat e ngazėllimit dhe britmat e gėzimit, zėri i dhėndrit dhe zėri i nuses, sepse vendi do tė bėhet shkretim".

Jeremia 8

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: