Albanian Bible

Isaia 14

Isaia

Return to Index

Chapter 15

1

Profecia mbi Moabin. Ar-Moabi ėshtė shkretuar natėn dhe ėshtė shkatėrruar. Po, Kir-Moabi ėshtė shkretuar natėn dhe ėshtė shkatėrruar.

2

Éshtė ngjitur nė tempull dhe nė Didon, nė vendet e larta, pėr tė qarė; Moabi ngre njė vajtim pėr Nebin dhe Medebėn; tė gjitha kokat janė rruar, tė gjitha mjekrat janė prerė.

3

Nė rrugėt e tij ata vishen me thasė, mbi ēatitė dhe nė sheshet gjithkush ankohet dhe qan me tė madhe.

4

Heshboni dhe Elealehu kėlthasin, klithma e tyre dėgjohet deri nė Jahats; prandaj luftėtarėt e Moabit nxjerrin klithma dhembjeje; shpirti i tij drithėrohet.

5

Zemra ime vajton pėr Moabin, tė ikurit e tė cilit arrijnė deri nė Tsoar, si njė mėshqerrė trevjeēare. Po, ata e marrin duke qarė tė pėrpjetėn e Luhithit dhe nxjerrin britma shkatėrrimi nė rrugėn e Horonaimit;

6

sepse ujėrat e Nimrimit janė njė shkretim, bari ėshtė tharė, bari i njomė ėshtė zhdukur; nuk gjelbėron mė asgjė.

7

Prandaj pasuritė qė i kanė grumbulluar dhe gjėrat qė kanė mbledhur i ēojnė matanė pėrroit tė shelgjeve.

8

Britmat jehojnė nėpėr gjithė territorin e Moabit, klithma e tij arrin deri nė Eglaim, klithma e tij arrin deri nė Beer-Elim.

9

Ujėrat e Dimonit janė plot me gjak, sepse do t`i shkaktoj Dimonit tė kėqija tė tjera: njė luan pėr ata qė shpėtuan nga Moabi dhe pėr ata qė kanė mbetur nė vend.

Isaia 16

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: