Albanian Bible

Isaia 13

Isaia

Return to Index

Chapter 14

1

Me qenė se Zotit do t`i vijė keq pėr Jakobin, ai do tė zgjedhė pėrsėri Izraelin dhe do t`i rivendosė nė tokėn e tyre; tė huajtė do tė bashkohen me ta dhe do tė lidhen me shtėpinė e Jakobit.

2

Popujt do t`i marrin dhe do t`i ēojnė pėrsėri nė vendin e tyre dhe shtėpia e Izraelit do t`i zotėrojė nė vendin e Zotit si robėr dhe robinja; do tė zėnė robėr ata qė i kishin zėnė robėr dhe do tė mbretėrojnė mbi shtypėsit e tyre.

3

Kėshtu qė ditėn nė tė cilėn Zoti do t`i japė prehje lodhjes sate, shqetėsimit tėnd nga skllavėria e rėndė sė cilės i ishe nėnshtruar,

4

ti do tė shqiptosh kėtė sentencė mbi mbretin e Babilonisė dhe do tė thuash: "Ashtu si mbaroi shtypėsi, tagrambledhja e arit ka mbaruar.

5

Zoti e ka thyer shkopin e tė pabesėve, skeptrin e tiranėve.

6

Ai qė nė tėrbim e sipėr godiste popujt me goditje tė pandėrprera, ai qė sundonte me zemėrim mbi kombet tani pėrndiqet pa mėshirė.

7

Mbarė dheu pushon i qetė, njerėzit shpėrthejnė nė britma gėzimi.

8

Madje edhe selvitė e kedrat e Libanit gėzohen pėr ty dhe thonė: "Qė kur ke rėnė, asnjė druvar s`ka dalė kundėr nesh".

9

Sheoli poshtė ėshtė nė lėvizje pėr ty, me qėllim qė tė tė dalė pėrpara kur tė vish; ai zgjon frymėt e tė vdekurve, tėrė princat e dheut; ka ngritur nga fronet e tyre gjithė mbretėrit e kombeve.

10

Tė gjithė e marrin fjalėn pėr tė tė thėnė: "Edhe ti je bėrė i dobėt si ne dhe je bėrė i ngjashėm me ne.

11

Salltaneti yt ka rėnė nė Sheol tok me tingujt e harpave tė tua; poshtė teje shtrihet njė shtrat me krimba dhe krimbat janė mbulesa jote".

12

Vallė, si ke rėnė nga qielli, o Lucifer, bir i agimit? Vallė si tė hodhėn pėr tokė ty qė i hidhje poshtė kombet?

13

Ti thoshnje nė zemrėn tėnde: "Unė do tė ngjitem nė qiell, do tė ngre fronin tim pėrmbi yjet e Perėndisė; do tė ulem mbi malin e asamblesė nė pjesėn skajore tė veriut;

14

do tė ngjitem mbi pjesėt mė tė larta tė reve, do tė jem i ngjashėm me Shumė tė Lartin".

15

Po pėrkundrazi do tė hidhesh nė Sheol, nė thellėsitė e gropės.

16

Ata qė tė shikojnė tė ngulin sytė, tė vėrejnė me kujdes dhe thonė: "Ky ėshtė njeriu qė e bėnte tokėn tė dridhej, qė i trondiste mbretėritė,

17

qė e katandisi botėn nė shkretėtirė, qė shkatėrron qytetet e saj dhe nuk i la kurrė tė shkojnė tė lirė robėrit e tij?".

18

Tė gjithė mbretėrit e kombeve, tėrė ata prehen nė lavdi, secili nė varrin e tij;

19

ty pėrkundrazi tė hodhėn larg varrit tėnd si njė farė e neveritshme, si njė rrobe tė tė vrarėve nga shpata, qė i zbresin mbi gurėt e gropės, si njė kufomė e shkelur.

20

Ti nuk do tė bashkohesh me ta nė varr, sepse ke shkatėrruar vendin tėnd dhe ke vrarė popullin tėnd; pasardhėsit e keqbėrėsve nuk do tė pėrmenden mė.

21

Pėrgatitni masakrėn e bijve tė tij pėr shkak tė paudhėsisė sė etėrve tė tyre, qė tė mos ngrihen mė pėr tė zotėruar tokėn dhe pėr tė mbushur faqen e dheut me qytete.

22

"Unė do tė ngrihem kundėr tyre", thotė Zoti i ushtrive, "dhe do tė shfaros nga Babilonia emrin dhe ata qė kishin shpėtuar, fėmijėt dhe pasardhėsit", thotė Zoti.

23

"Do tė bėj qė atje tė sundojė iriqi dhe moēali; do ta fshij me fshesėn e shkatėrrimit", thotė Zoti i ushtrive".

24

Zoti i ushtrive ėshtė betuar duke thėnė: "Nė tė vėrtetė ashtu siē e kam menduar ashtu do tė jetė, dhe ashtu si kam vendosur, kėshtu ka pėr tė ndodhur.

25

Do ta dėrrmoj Asirin nė vendin tim, do ta shkel nė malet e mia; atėherė zgjedha e tij do t`u hiqet atyre dhe barra tij do tė hiqet nga kurrizi i tyre.

26

Ky ėshtė plani i vendosur kundėr tė gjithė dheut dhe kjo ėshtė dora e shtrirė kundėr tė gjithė kombeve.

27

Me qenė se Zoti i ushtrive e ka vendosur kėtė, kush mund t`ia anullojė? Dora e tij ėshtė shtrirė dhe kush mund ta detyrojė ta tėrheqė?".

28

Nė vitin e vdekjes sė mbretit Ashaz u shqiptua kjo profeci:

29

"Mos u gėzo, o Filisti e tėrė, sepse shufra qė tė godiste ėshtė thyer! Sepse nga rrėnja e gjarpėrit ka pėr tė dalė njė nėpėrkė, dhe fryti i saj do tė jetė njė gjarpėr i zjarrtė dhe fluturues.

30

Tė parėlindurit e tė varfėrve do tė kenė ē`tė hanė dhe nevojtarėt do tė pushojnė tė sigurt; por do tė bėj qė tė vdesin urie rrėnjėt e tua dhe kjo do tė shkatėrrojė mbetjen tėnde.

31

Bėrtit, o portė, thirr, o qytet! Shkrihu, o Filisti e tėrė, sepse nga veriu vjen njė tym, dhe askush nuk lė vendin e tij nė radhėt e veta".

32

Ēfarė pėrgjigje do t`u jepet lajmėtarėve tė kėtij kombi? "Qė Zoti ka themeluar Sionin dhe qė nė tė gjejnė strehė tė mjerėt e popullit tė tij".

Isaia 15

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: