Albanian Bible

2 i Mbretėrve 18

2 i Mbretėrve

Return to Index

Chapter 19

1

Kur mbreti Ezekia dėgjoi kėto gjėra, grisi rrobat e tij, u mbulua me njė thes dhe hyri nė shtėpinė e Zotit.

2

Pastaj dėrgoi Eliakimin, prefektin e pallatit, Shebnan, sekretarin, dhe pleqtė e priftėrinjve, tė mbuluar me thasė, te profeti Isaia, bir i Amotsit.

3

Ata i thanė: "Kėshtu thotė Ezekia: "Kjo ėshtė njė ditė ankthi, ndėshkimesh dhe turpi, sepse bijtė janė duke lindur, por nuk ka forcė pėr t`i pjellė.

4

Ndofta Zoti, Perėndia yt, ka dėgjuar tėrė fjalėt e Rabshakehut, qė mbreti i Asirisė, zotėria e tij, ka dėrguar pėr tė fyer Perėndinė e gjallė, dhe do ta dėnojė pėr shkak tė fjalėve qė Zoti, Perėndia yt, ka dėgjuar. Larto, pra, njė lutje pėr atė qė mbetet akoma"".

5

Kėshtu shėrbėtorėt e mbretit Ezekia shkuan tek Isaia.

6

Dhe Isaia u tha atyre: "Kėtė do t`i thoni zotėrisė suaj: Kėshtu thotė Zoti: "Mos u tremb nga fjalėt qė dėgjove, me tė cilat shėrbėtorėt e mbretit tė Asirisė mė kanė fyer.

7

Ja, unė do tė dėrgoj mbi tė njė frymė dhe sa tė dėgjojė ndonjė lajm, do tė kthehet nė vendin e tij; dhe nė vendin e tij unė do ta bėj qė tė bjerė nga shpata"".

8

Kėshtu Rabshakehu u kthye dhe e gjeti mbretin e Asirisė qė rrethonte Libnahun, sepse kishte mėsuar qė ai qe nisur nga Lakishi.

9

Por ai mori lajme nga Tirhakahu, mbret i Etiopisė, tė cilat thonin: "Ja, ai lėvizi pėr tė luftuar kundėr teje". Atėherė i dėrgoi pėrsėri lajmėtarė Ezekias, duke i thėnė:

10

"Do t`i flisni kėshtu Ezekias, mbretit tė Judės, duke i thėnė: "Mos e lėr qė Perėndia yt, tek i cili ke besim, tė tė mashtrojė duke thėnė: Jeruzalemi nuk do tė jepet nė duart e mbretit tė Asirisė.

11

Ja, ti ke dėgjuar atė qė mbretėrit e Asirisė u kanė bėrė tėrė vendeve, duke vendosur shkatėrrimin e tyre. A do tė shpėtoje ti vetėm?

12

A i kanė ēliruar, vallė perėnditė e kombeve ata qė etėrit e mi kanė shkatėrruar: Gozanin, Haranin, Retsefin dhe bijtė e Edenit qė ishin nė Telasar?

13

Ku janė mbreti i Hamathit, mbret i Arpadit dhe mbreti i qytetit tė Sefarvaimit, tė Henas dhe tė Ivahut?".

14

Ezekia e mori letrėn nga duart e lajmėtarėve dhe e lexoi; pastaj shkoi nė shtėpinė e Zotit dhe e shtriu para Zotit.

15

Pastaj Ezekia filloi tė lutet para Zotit duke thėnė: "O Zot, Perėndia i Izraelit, qė ulesh mbi kerubinėt, ti je Perėndia, i vetmi, i tė tėra mbretėrive tė tokės. Ti ke bėrė qiejtė dhe tokėn.

16

Vėr veshin, o Zot, dhe dėgjo; hap sytė, o Zot, dhe shiko! Dėgjo fjalėt e Senakeribit, qė ka dėrguar kėtė njeri pėr tė fyer Perėndinė e gjallė!

17

Éshtė e vėrtetė, o Zot, qė mbretėrit e Asirisė kanė shkatėrruar kombet dhe vendet e larta,

18

kanė hedhur nė zjarr perėnditė e tyre, sepse ato ishin perėndi, por vepėr e duarve tė njerėzve, dru dhe gur; prandaj i shkatėrruan.

19

Por tani, o Zot, na shpėto, tė lutem, nga duart e tij, me qėllim qė tėrė mbretėritė e tokės tė dinė qė ti vetėm, o Zot, je Perėndia".

20

Atėherė Isaia, bir i Amotsit, dėrgoi t`i thotė Ezekias: "Kėshtu flet Zoti, Perėndi i Izraelit: "Dėgjova lutjen qė ti me drejtove pėr Senakeribin, mbretin e Asirisė.

21

Kjo ėshtė fjala qė Zoti ka shqiptuar kundėr atij: Bija e virgjėr e Sionit tė pėrbuz dhe tallet me ty; bija e Jeruzalemit tund kokėn prapa teje.

22

Cilin ke fyer dhe poshtėruar? Kundėr kujt ke ngritur zėrin dhe sytė me arogancė? Kundėr tė Shenjtit tė Izraelit!

23

Me anė tė lajmėtarėve tė tu ke fyer Zotin dhe ke thėnė: "Me morinė e qerreve tė mia kam hipur nė majė tė maleve nė skutat e Libanit. Do tė rrėzoj kedrat e tij mė tė larta dhe qiparisat e tij mė tė bukur; do tė arrij nė strehimin e tij mė tė thellė, nė pjesėn mė tė harlisur tė pyllit.

24

Unė kam gėrmuar dhe kam pirė ujėra tė huaja; me shputėn e kėmbėve tė mia kam tharė tėrė lumenjtė e Egjiptit".

25

A nuk ke dėgjuar, vallė, qė prej njė kohe tė gjatė kam pėrgatitur kėtė gjė dhe prej kohėrave tė lashta e kam hartuar planin? Dhe tani e solla punėn qė tė ndodhė kjo: qė ti t`i katandisėsh nė njė grumbull gėrmadhash qytetet e fortifikuara.

26

Prandaj banorėt e tyre tė cilėve u mungonte forca, ishin tmerruar dhe e kishin humbur torruan; ishin si bari i fushave, si bari i blertė, si bari mbi ēatitė, qė digjet para se tė rritet.

27

Por unė e di se si ulesh, si del dhe si hyn dhe bile tėrbimin tėnd kundėr meje.

28

Me qenė se tėrbimi yt kundėr meje dhe arroganca jote kanė arritur nė veshėt e mi, do tė tė vė unazėn time nė fejzat e hundės, frerin tim te goja, dhe do tė tė kthej nė rrugėn nėpėr tė cilėn ke ardhur".

29

Kjo ka pėr tė qenė shenja pėr ty: Sivjet do tė hani atė qė rritet vetė, vitin e dytė atė qė prodhon ai; por vitin e tretė do tė mbillni dhe do tė korrni, do tė mbillni vreshta dhe do tė hani frytin e tyre.

30

Pjesa tjetėr e bėmave e shtėpisė sė Judės qė do tė shpėtojė, ka pėr tė vazhduar tė lėshojė rrėnjė poshtė dhe tė prodhojė fryte lart.

31

Sepse nga Jeruzalemi ka pėr tė dalė njė pakicė dhe nga mali i Sionit ata qė kanė shpėtuar. Zelli i Zotit tė ushtrive do ta bėjė kėtė.

32

Prandaj kėshtu thotė Zoti pėr mbretin e Asirisė: "Ai nuk ka pėr tė hyrė nė kėtė qytet as ka pėr tė hedhur shigjeta, nuk ka pėr t`i dalė pėrpara me mburoja as ka pėr tė ndėrtuar ndonjė ledh kundėr tij.

33

Ai do tė kthehet nėpėr rrugėn qė ndoqi kur erdhi dhe nuk ka pėr tė hyrė nė kėtė qytet, thotė Zoti.

34

Unė do ta mbroj kėtė qytet pėr ta shpėtuar, pėr dashurinė qė kam ndaj vetes dhe pėr dashurinė e Davidit, shėrbėtorit tim".

35

Atė natė ndodhi qė engjėlli i Zotit doli dhe vrau nė kampin e Asirėve njėqind e tetėdhjetė e pesė mijė njerėz; kur njerėzit u ngritėn nė mėngjes, ja tė gjithė ishin bėrė kufoma.

36

Atėherė Senakeribi, mbret i Asirisė, ngriti ēadrat, u nis e u kthye nė shtėpi, dhe mbeti nė Ninivė.

37

Dhe ndodhi qė, ndėrsa ai po adhuronte nė shtėpinė e perėndisė sė tij Nisrok, bijtė e tij Adrameleku dhe Sharetseri e vranė me goditje tė shpatės; pastaj u strehuan nė vendin e Araratit. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Esarhadoni.

2 i Mbretėrve 20

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: