Albanian Bible

Ligji i Pėrtėrirė 2

Ligji i Pėrtėrirė

Return to Index

Chapter 3

1

"Pastaj u kthyem dhe u ngjitėm nėpėr rrugėn e Bashanit; dhe Ogu, mbret i Bashanit, me gjithė njerėzit e tij, na doli kundėr pėr t`u ndeshur nė Edrej.

2

Por Zoti mė tha: "Mos ki frikė nga ai, sepse unė do ta jap atė nė duart e tua, tėrė njerėzit e tij dhe vendin e tij; do t`i bėsh atij atė qė i bėre Sihonit, mbretit tė Amorejve, qė banonte nė Heshbon".

3

Kėshtu Zoti, Perėndia ynė, na dha nė dorė edhe Ogun, mbretin e Bashanit, me gjithė njerėzit e tij; dhe ne e mundėm atė pa lėnė gjallė asnjė.

4

Nė atė kohė pushtuam tėrė qytetet e tij; nuk pati qytet qė nuk ra nė dorėn tonė: gjashtėdhjetė qytete, tėrė krahina e Argobit, mbretėria e Ogut nė Bashan.

5

Tėrė kėto qytete ishin tė fortifikuara me mure tė larta, porta dhe shufra hekuri, pa llogaritur njė numėr tė madh fshatrash.

6

Ne vendosėm t`i shfarosim, ashtu si kishim vepruar me Sihonin, mbretin e Heshbonit, duke shkatėrruar plotėsisht tėrė qytetet, duke shfarosur burrat, gratė dhe fėmijėt.

7

Por mbajtėm si plaēkė tėrė bagėtinė dhe plaēkat e qyteteve tė tyre.

8

Nė atė kohė, pra, morėm nga duart e dy mbretėrve tė Amorejve vendin qė ndodhet matanė Jordanit, nga pėrroi i Armonit deri nė malin e Hermonit,

9

(Hermoni quhet Sirion nga Sidonėt dhe Senir nga Amorejtė),

10

tė gjitha qytetet e fushės, tėrė Galaadin, tėrė Bashanin deri nė Salkah dhe nė Edrej, qytete tė mbretėrisė sė Ogut nė Bashan.

11

Sepse Ogu, mbret i Bashanit, ishte i vetmi qė kishte mbetur gjallė nga fisi i gjigantėve. Ja, shtratin i tij ishte njė shtrat prej hekuri (a nuk ndodhet sot ndofta nė Rabah tė Amonitėve?). Ai ėshtė i gjatė nėntė kubitė dhe i gjerė katėr kubitė, simbas kubitit tė njeriut.

12

Nė atė kohė ne pushtuam kėtė vend; unė u dhashė Rubenitėve dhe Gaditėve territorin e Aroerit, gjatė pėrroit Arnon deri nė gjysmėn e krahinės malore tė Galaadit sė bashku me qytetet e tij;

13

dhe i dhashė gjysmės sė fisit tė Manasit mbetjen e Galaadit dhe tėrė Bashanin, mbretėrinė e Ogut (tėrė krahinėn e Argobit me gjithė Bashanin, qė quhej vendi i gjigantėve.

14

Jairi, bir i Manasit, mori tėrė krahinėn e Argobit, deri nė kufijtė e Geshuritėve dhe tė Maakathitėve; dhe u vuri emrin e tij lagjeve tė Bashanit, qė edhe sot quhen qytetet e Jairit).

15

Dhe i dhashė Makirin Galaadit.

16

Rubenitėve dhe Gaditėve u dhashė territorin e Galaadit deri nė pėrroin e Armonit, bashkė me gjysmėn e lumit qė shėrben si kufi, dhe deri nė lumin Jabok, qė ėshtė kufiri i bijve tė Amonit,

17

dhe Arabahun, me Jordanin si kufi, nga Kinerethi deri nė bregun lindor tė detit tė Arabahut poshtė shpatėve tė Pisgahut.

18

Nė atė kohė unė ju dhashė kėtė urdhėr, duke thėnė: "Zoti, Perėndia juaj, ju ka dhėnė kėtė vend qė ta zotėroni. Ju tė gjithė, njerėz trima, do tė kaloni Jordanin tė armatosur, nė krye tė bijve tė Izraelit, tė vėllezėrve tuaj.

19

Por bashkėshortet tuaja, tė vegjėlit dhe bagėtia juaj (e di qė keni shumė bagėti) do tė mbeten nė qytetet qė ju kam dhėnė,

20

pėr deri sa Zoti t`i lėrė vėllezėrit tuaj tė ēlodhen, ashtu siē bėri me juve, dhe tė shtien edhe ata nė dorė vendin qė Zoti, Perėndia juaj, u jep atyre matanė Jordanit. Pastaj secili ka pėr t`u kthyer nė trashėgiminė qė ju dhashė".

21

Nė atė kohė urdhėrova gjithashtu Jozueun, duke thėnė: "Sytė e tu kanė parė tė gjitha ato qė Zoti, Perėndia juaj, u ka bėrė kėtyre dy mbretėrve; nė tė njėjtėn mėnyrė do tė veprojė Zoti nė tė gjitha mbretėritė qė do tė pėrshkosh.

22

Mos kini frikė prej tyre, sepse Zoti, Perėndia juaj, ka pėr tė luftuar ai vetė pėr ju".

23

Nė tė njėjtėn kohė unė iu luta Zotit, duke i thėnė:

24

O Zot, O Zot, ti ke filluar t`i tregosh shėrbėtorit tėnd madhėshtinė tėnde dhe dorėn e fuqishme qė ke; sepse cila ėshtė perėndia nė qiell apo nė tokė qė mund tė kryejė vepra dhe mrekulli si ato qė bėn ti?

25

Prandaj mė ler tė kaloj Jordanin pėr tė parė vendin e bukur qė ėshtė matanė tij, krahinėn e bukur malore dhe Libanin".

26

Por Zoti u zemėrua me mua, pėr shkakun tuaj, dhe nuk e plotėsoi dėshirėn time. Kėshtu Zoti mė tha: "Mjaft me kaq; mos mė fol mė pėr kėtė gjė.

27

Ngjitu nė majėn e Pisgahut, hidh sytė nga perėndimi, nga veriu, nga jugu dhe nga lindja dhe sodit me sytė e tu, sepse ti nuk do ta kalosh kėtė Jordan.

28

Por jepi urdhėr Jozueut, pėrforcoje dhe jepi zemėr, sepse ai do ta kalojė Jordanin nė krye tė kėtij populli dhe do ta bėjė Izraelin zot tė vendit qė ke pėr tė parė".

29

Kėshtu u ndalėm nė luginėn pėrballė Beth-Peorit".

Ligji i Pėrtėrirė 4

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: