Albanian Bible

Zanafilla 28

Zanafilla

Return to Index

Chapter 29

1

Pastaj Jakobi u nis dhe shkoi nė vendin e lindorėve.

2

Shikoi dhe pa njė pus nė njė arė, dhe aty pranė tri kope dhensh tė mbledhura tok, sepse ai pus shėrbente pėr t`u dhėnė ujė kopeve tė dhenve; dhe rrasa mbi grykėn e pusit ishte e madhe.

3

Aty mblidheshin zakonisht tėrė kopetė; atėherė ēobanėt e hiqnin rrasėn nga gryka e pusit dhe u jepnin ujė dhenve; pastaj e vinin pėrsėri rrasėn nė vendin e saj, nė grykėn e pusit.

4

Dhe Jakobi u tha atyre: "Vėllezėr tė mi, nga jeni?" Ata u pėrgjigjėn: "Jemi nga Harani".

5

Atėherė ai u tha atyre: "E njihni ju Labanon, birin e Nahorit?". Ata u pėrgjigjėn: "E njohim".

6

Ai u tha atyre: "A ėshtė mirė ai?". Ata u pėrgjigjėn: "Éshtė mirė; dhe ja bija e tij Rakela, e cila po vjen me delet".

7

Ai tha: "Ja, ėshtė ende ditė pėr diell dhe nuk ka ardhur koha pėr tė mbledhur bagėtinė; jepuni ujė deleve dhe pastaj i ēoni tė kullosin"

8

Por ata u pėrgjigjėn: "Nuk mundemi deri sa tė gjitha kopetė tė mblidhen, e tė kemi hequr rrasėn nga gryka e pusit; atėherė do t`u japim ujė deleve".

9

Ai po vazhdonte tė fliste me ta kur arriti Rakela me delet e tė atit, sepse ajo ishte njė bareshė.

10

Kur Jakobi pa Rakelėn, bijėn e Labanos, vėllai i nėnės sė tij, dhe delet e Labanos, vėlla i nėnės sė tij, ai u afrua, e hoqi rrasėn nga gryka e pusit, dhe i dha ujė kopesė sė Labanos, vėllait tė nėnės sė tij.

11

Atėherė Jakobi puthi Rakelėn, ngriti zėrin dhe qau.

12

Pastaj Jakobi e njoftoi Rakelėn se ishte i njė gjaku me tė atin dhe ishte bir i Rebekės. Dhe ajo vrapoi t`ia tregonte tė atit.

13

Sapo Labano dėgjoi lajmet e Jakobit, birit tė motrės sė tij, vrapoi drejt tij, e pėrqafoi, e puthi dhe e ēoi nė shtėpinė e tij. Dhe Jakobi i tregoi Labanos tėrė ato gjėra.

14

Atėherė Labano i tha: "Ti je me tė vėrtetė nga mishi dhe gjaku im!". Dhe ai qėndroi njė muaj me tė.

15

Pastaj Labano i tha Jakobit: "Pse je fisi im duhet tė mė shėrbesh pa marrė asgjė? Mė thuaj sa duhet tė jetė paga jote".

16

Tani Labano kishte dy bija: e madhja quhej Lea dhe e vogla Rakela.

17

Lea kishte sy tė perėnduar, por Rakela ishte e hijshme dhe e pashme.

18

Prandaj Jakobi e donte Rakelėn dhe i tha Labanos: "Unė do tė tė shėrbej shtatė vjet pėr Rakelėn, bijėn tėnde mė tė vogėl".

19

Labano iu pėrgjigj: "Mė mirė tė ta jap ty se sa njė njeriu tjetėr; rri me mua".

20

Kėshtu Jakobi shėrbeu shtatė vjet pėr Rakelėn; dhe iu dukėn pak ditė sepse e dashuronte.

21

Pastaj Jakobi i tha Labanos: "Mė jep gruan time, sepse afati u mbush dhe lejo qė tė bashkohem me tė".

22

Atėherė Labano mblodhi tėrė burrat e vendit dhe shtroi njė banket.

23

Por, kur ra mbrėmja, ai mori bijėn e tij Lea dhe e ēoi te Jakobi, qė hyri te ajo.

24

Pėrveē kėsaj Labano i dha shėrbyesen e tij Zilpah si shėrbyese tė Leas, bijės sė tij.

25

Tė nesėrmen nė mėngjes, ai pa se ishte Lea. Atėherė Jakobi i tha Labanos: "Ēfarė mė bėre? A nuk tė kam shėrbyer pėr Rakelėn? Pse mė mashtrove?".

26

Labano u pėrgjegj: "Nuk ėshtė zakon tė veprohet kėshtu nė vendin tonė, nuk mund tė japėsh mė tė voglėn para mė tė madhes.

27

Mbaro javėn e kėsaj dhe do tė japim edhe tjetrėn, pėr shėrbimin qė do tė mė bėsh pėr shtatė vjet tė tjera".

28

Atėherė Jakobi bėri si i thanė dhe mbaroi javėn e Leas; pastaj Labano i dha pėr grua bijėn e tij Rakela.

29

Pėrveē kėsaj Labano i dha shėrbyesen e tij Bilhah si shėrbyese Rakelės, bijės sė tij.

30

Dhe Jakobi hyri gjithashtu te Rakela dhe e dashuroi atė mė tepėr se Lean; dhe shėrbeu shtatė vjet tė tjera te Labano.

31

Zoti, duke parė qė pėr Lean nuk kishte dashuri, ia ēeli barkun asaj, ndėrsa Rakela ishte shterpė.

32

Kėshtu Lea u ngjiz dhe lindi njė djalė qė e quajti Ruben, sepse tha: "Zoti e pa trishtimin tim; prandaj tani burri im do tė mė dojė".

33

Pastaj u ngjiz pėrsėri dhe lindi njė djalė dhe ajo tha: "Zoti e pa se nuk kisha dashuri, prandaj mė dha edhe kėtė bir". Dhe e quajti Simeon.

34

Ajo u ngjiz pėrsėri dhe lindi njė djalė, dhe tha: "Kėsaj radhe burri im do tė mė dojė, sepse i kam lindur tre bij". Prandaj u quajt Levi.

35

Ajo u ngjiz pėrsėri dhe lindi djalė dhe tha: "Kėtė radhė do tė kremtoj Zotin". Prandaj e quajti Juda. Pastaj nuk pati mė fėmijė.

Zanafilla 30

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: