Albanian Bible

Gjoni 6

Gjoni

Return to Index

Chapter 7

1

  Pas kėtyre gjėrave, Jezusi pėrshkoi Galilenė, sepse nuk donte tė endej nėpėr Jude, nga qė Judenjtė kėrkonin ta vrisnin.

2

  Por festa e Judenjve, ajo e Tabernakujve ishte afėr.

3

  Prandaj vėllezėrit e tij i thanė: ``Nisu prej kėndej dhe shko nė Jude, qė edhe dishepujt e tu t`i shohin veprat qė ti bėn.

4

  Askush nė fakt nuk bėn asgjė nė fshehtėsi kur kėrkon tė nijhet botėrisht; kur ti do tė bėsh gjėra tė tilla, tregohu botės!``.

5

  Nė fakt as vėllezėrit e tij nuk besonin nė tė.

6

  Atėherė Jezusi u tha aytre: ``Koha ime nuk ka ardhur ende; por koha juaj ėshtė gjithmonė gati.

7

  Bota nuk mund t`ju urrejė juve, por mė urren mua sepse unė dėshmoj pėr tė se veprat e saj janė tė mbrapshta.

8

  Ngjituni ju nė kėtė festė; unė nuk po ngjitem ende nė kėtė festė, sepse koha ime ende nuk ėshtė plotėsuar``.

9

  Dhe si u tha atyre kėto gjėra, mbeti nė Galile.

10

  Mbasi vėllezėrit e tij u ngjitėn nė festė, atėherė edhe ai u ngjit atje, jo haptas, por si fshehurazi.

11

  Judenjtė, pra, e kėrkonin gjatė festės dhe thoshnin: ``Ku ėshtė ai?``.

12

  Nė turmė pėshpėritej shumė pėr tė; disa thoshnin: ``Ai ėshtė i mirė!``. Tė tjerė thoshnin: ``Jo, madje ai e mashtron popullin``.

13

  Por askush nuk fliste haptas pėr tė, nga druajtja e Judenjve.

14

  Por, aty nga mesi i festės, Jezusi u ngjit nė tempull dhe mėsonte.

15

  Dhe Judenjtė mrrekulloheshin duke thėnė: ``Si i ditka ky shkronjat, pa pasur studiuar?``.

16

  Jezusi atėherė iu pėrgjigj atyre dhe tha: ``Doktrina ime nuk ėshtė imja, por e atij qė mė ka dėrguar.

17

  Nė qoftė se dikush don tė bėjė vullnetin e tij, do ta njohė nėse kjo doktrinė vjen nga Perėndia apo qė unė flas nga vetja ime.

18

  Kush flet nga vetja e tij kėrkon lavdinė e vet, kurse ai qė kėrkon lavdinė e atij qė e ka dėrguar ėshtė i vėrtetė, dhe nė tė nuk ka padrejtėsi.

19

  A nuk jua ka dhėnė Moisiu ligjin? E pra, asnjė nga ju nuk e vė nė praktikė ligjin. Pse kėrkoni tė mė vritni?``.

20

  Turma u pėrgjigj dhe tha: ``Ti ke njė demon; kush kėrkon tė tė vrasė?``.

21

  Jezusi u pėrgjigj dhe u tha: ``Unė bėra njė vepėr dhe ju tė gjithė jeni tė mreku-lluar.

22

  Prandaj Moisiu iu dha rrethprerjen (ajo nuk ėshtė prej Moisiut, por prej etėrve); dhe ju e rrethpritni njė njeri tė shtunėn.

23

  Nė qoftė se njė njeri merr rrethprerjen tė shtunėn, qė tė mos shkelet ligji i Moisiut, ju zemėroheni kundėr meje sepse shėrova tėrėsishtė njė njeri tė shtunėn?

24

  Mos gjykoni sipas pamjes sė jashtme, por gjykoni sipas drejtėsisė!``

25

  Atėherė disa nga Jeruzalemi thanė: ``A nuk ėshtė ky ai qė kėrkojnė ta vrasin?

26

  E megjithatė ja, ai po flet lirisht dhe nuk i thonė asgjė; mos kanė njohur krerėt me tė vėrtetė se ai ėshtė Krishti?

27

  Por ne e dimė se nga ėshtė ai; ndėrsa kur tė vijė Krishti, askush nuk do ta dijė se nga ėshtė``.

28

  Atėherė Jezusi, duke mėsuar nė tempull, thirri dhe tha: ``Ju mė njihni dhe e dini se nga jam, megjithatė unė s`kam ardhur nga vetja, por ai qė mė ka dėrguar ėshtė i vėrtetė dhe ju nuk e njihni.

29

  Por unė atė e njoh, sepse jam nga ai dhe ai mė dėrgoi``.

30

  Prandaj ata kėrkonin ta kapnin, por askush nuk vuri dorė mbi tė, sepse ora e tij s`kishte ardhur akoma.

31

  Por shumė veta nga turma besuan nė tė dhe thoshnin: ``Kur tė vijė Krishti, a do tė bėjė mė shumė shenja se kėto qė ka bėrė ky?``.

32

  Farisenjtė dėgjuan turmėn duke pėshpėritur kėto gjėra pėr tė; prandaj farisenjtė dhe krerėt e priftėrinjve dėrguan roje pėr ta kapur.

33

  Atėherė Jezusi u tha atyre: ``Unė jam edhe pėr pak kohė me ju, pastaj do tė shkoj tek ai qė mė ka dėrguar.

34

  Do tė mė kėrkoni e nuk do tė mė gjeni; dhe atje ku do tė jem unė, ju nuk do tė mund tė vini``.

35

  Prandaj Judenjtė thonin nė mes tyre: ``Ku do tė shkojė ky qė ne nuk do ta gjejmė? Mos do tė shkojė tek ata qė janė shpėrndarė midis Grekėve, dhe tė mėsojė Grekėt?

36

  Ēfarė deshi tė thoshte kur tha: "Ju do tė mė kėrkoni dhe nuk do tė mė gjeni"; dhe: "Atje ku do tė jem unė, ju nuk mund tė vini"?``.

37

  Ditėn e fundit, nė ditėn e madhe tė festės, Jezusi u ēua nė kėmbė dhe thirri duke thėnė: ``Nėse dikush ka etje, le tė vijė tek unė e tė pijė.

38

  Ai qė beson nė mua, siē ka thėnė Shkrimi, nga brendėsia e tij do tė burojnė lumenj uji tė gjallė``.

39

  Por kėtė ai e tha pėr Frymėn, qė do tė merrnin ata qė do tė besonin nė tė; sepse Fryma e Shenjtė nė fakt nuk ishte dhėnė ende, sepse Jezusi ende nuk ishte pėrlėvduar.

40

  Shumė veta nga turma, kur i dėgjuan kėto fjalė, thoshnin: ``Ky ėshtė me tė vėrtetė Profeti!``.

41

  Tė tjerė thoshnin: ``Ky ėshtė Krishti``. Kurse tė tjerė thoshnin: ``Vallė nga Galilea vjen Krishti?

42

  A nuk thotė Shkrimi se Krishti vjen nga pasardhja e Davidit dhe nga Bethlehemi, fshati ku jetonte Davidi?``.

43

  Kėshtu pati pėrēarje nė turmė pėr shkak tė tij.

44

  Dhe disa prej tyre donin ta kapnin, por askush nuk vuri dorė mbi tė.

45

  Atėherė rojet u kthyen te krerėt e priftėrinjve dhe te farisenjtė, dhe kėta u thanė atyre: ``Pse nuk e sollėt?``.

46

  Rojet u pėrgjigjen: ``Asnjeri nuk ka folur kurrė si ai njeri``.

47

  Prandaj farisenjtė iu pėrgjigjėn atyre: ``Mos u gėnjyet edhe ju?

48

  Mos vallė ndonjė nga krerėt ose nga farisenjtė besoi nė tė?

49

  Por kjo turmė, qė nuk e njeh ligjin, ėshtė e mallkuar``.

50

  Nikodemi, njė prej tyre, i cili natėn kishte shkuar te Jezusi, u tha atyre:

51

  ``Ligji ynė dėnon vallė njė njeri para se ta ketė dėgjuar dhe ta dijė ē`ka bėrė ai?``.

52

  Ata u pėrgjigjėn dhe i thanė: ``Mos je edhe ti nga Galilea? Hulumto Shkrimet dhe do tė shohėsh se nga Galilea s`ka dalė kurrė profet``.

53

  Dhe secili u kthye nė shtėpinė e vet.

Gjoni 8

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: