Albanian Bible

Mateu 14

Mateu

Return to Index

Chapter 15

1

  Atėherė skribėt dhe farisenjtė e Jeruzalemit erdhėn te Jezusi dhe i thanė:

2

  ``Pėrse dishepujt e tu shkelin traditėn e pleqve? Sepse nuk i lajnė duart para se tė hanė``.

3

  Por ai u pėrgjigj dhe u tha atyre: ``Dhe ju pėrse shkelni urdhėrimin e Perėndisė pėr shkak tė traditės suaj?

4

  Perėndia, nė fakt, ka urdhėruar kėshtu: "Ndero atin dhe nėnėn"; dhe: "Ai qė e mallkon tė atin ose tė ėmėn tė dėnohet me vdekje".

5

  Kurse ju thoni: "Kushdo qė i thotė atit ose nėnės: "Gjithēka me tė cilėn mund tė tė mbaja i ėshtė ofruar Perėndisė",

6

  ai nuk ėshtė mė i detyruar tė nderojė atin e vet dhe nėnėn e vet. Kėshtu ju keni prapėsuar urdhėrimin e Perėndisė pėr shkak tė traditės suaj.

7

  Hipokritė, mirė profetizoi Isaia pėr ju kur tha:

8

  "Ky popull po mė afrohet me gojė dhe mė nderon me buzėt; por zemra e tyre rri larg meje.

9

  Dhe mė kot mė nderojnė, duke i mėsuar doktrina qė janė urdhėrime nga njerėzit"``.

10

  Pastaj e thirri turmėn pranė tij dhe u tha atyre: ``Dėgjoni dhe kuptoni:

11

  Njeriun nuk e ndot ēfarė i hyn nė gojė, por ajo qė del nga goja e tij e ndot njeriun``.

12

  Atėherė dishepujt e tij iu afruan dhe i thanė: ``A e di se farisenjtė, kur i dėgjuan kėto fjalė u skandalizuan?``.

13

  Por ai duke u pėrgjigjur u tha: ``Ēdo bimė qė Ati im qiellor nuk e ka mbjellė, do tė shkulet me rrėnjė.

14

  Hiqni dorė prej tyre; ata janė tė verbėr, prijės tė verbėrish; dhe nė qoftė se njė i verbėr i prin njė tė verbėri tjetėr, tė dy do tė bien nė gropė``.

15

  Atėherė Pjetri iu pėrgjigj dhe i tha: ``Na e shpjego kėtė shėmbėlltyrė``.

16

  Dhe Jezusi tha: ``As juve s`keni kuptuar akoma?

17

  A nuk e kuptoni se ēdo gjė qė hyn nė gojė kalon nė bark dhe jashtėqitet nė gjiriz?

18

  Por gjėrat qė dalin nga goja, dalin nga zemra; dhe ato ndotin njeriun.

19

  Sepse nga zemra dalin mendimet e mbrapshta, vrasjet, shkeljet e kurorės; kurvėria, vjedhjet, dėshmitė e rreme, blasfemitė.

20

  Kėto janė gjėrat qė e ndotin njeriun, kurse tė hash pa i larė duart nuk e ndot njeriun``.

21

  Pastaj Jezusi, pasi u largua qė andej, u nis drejt rrethinave tė Tiros dhe tė Sidonit.

22

  Dhe ja, njė grua kananease, qė kishte ardhur nga ato anė, filloi tė bėrtasė duke thėnė: ``Ki mėshirė pėr mua, o Zot, o Bir i Davidit! Vajza ime ėshtė tmerrėsisht e pushtuar nga njė demon!``.

23

  Por ai nuk iu pėrgjigj fare. Dhe dishepujt e tij iu afruan dhe iu lutėn duke thėnė: ``Lėshoje atė, sepse po bėrtet pas nesh``.

24

  Por ai u pėrgjigj dhe tha: ``Unė nuk jam dėrguar gjetiu, pėrveē te delet e humbura tė shtėpisė sė Izraelit``.

25

  Por ajo erdhi dhe e adhuroi, duke thėnė: ``O Zot, ndihmomė!``.

26

  Ai u pėrgjigj, duke thėnė: ``Nuk ėshtė gjė e mirė tė marrėsh bukėn e fėmijėve dhe t`ua hedhėsh kėlyshėve tė qenve``.

27

  Por ajo tha: ``Éshtė e vėrtetė, Zot, sepse edhe kėlyshėt e qenve hanė thėrrimet qė bien nga tryeza e zotėrinjve tė tyre``.

28

  Atėherė Jezusi iu pėrgjigj duke thėnė: ``O grua, i madh ėshtė besimi yt! T`u bėftė ashtu si dėshiron``. Dhe qė nė atė ēast e bija u shėrua.

29

  Pastaj, mbasi u nis qė andej, Jezusi erdhi pranė detit tė Galilesė, u ngjit nė mal dhe u ul atje.

30

  Dhe iu afruan turma tė mėdha qė sillnin me vete tė ēalė, tė verbėr, memecė, sakatė dhe shumė tė tjerė; i ulėn pėrpara kėmbėve tė Jezusit dhe ai i shėroi.

31

  Turmat mrrekulloheshin kur shikonin se memecėt flisnin, sakatėt shėroheshin, tė ēalėt ecnin dhe tė verbėrit shihnin; dhe lėvdonin Perėndinė e Izraelit.

32

  Dhe Jezusi i thirri dishepujt e vet pranė vetes dhe u tha: ``Unė kam mėshirė pėr turmėn, sepse u bėnė tri ditė qė rri me mua dhe nuk ka asgjė pėr tė ngrėnė; nuk dua t`i nis tė pangrėnė, se mos ligėshtohen gjatė rrugės``.

33

  Dhe dishepujt e tij i thanė: ``Po ku mund tė gjejmė nė kėtė vend tė shkretė aq bukė sa tė ngopim njė turmė kaq tė madhe?``.

34

  Dhe Jezusi u tha atyre: ``Sa bukė keni?``. Ata thanė: ``Shtatė dhe pak peshq tė vegjėl``.

35

  Atėherė ai u dha urdhėr turmave qė tė uleshin pėr tokė.

36

  Pastaj i mori shtatė bukėt dhe peshqit, falėnderoi, i theu dhe ua dha dishepujve tė tij, dhe dishepujt turmės.

37

  Dhe tė gjithė hėngrėn dhe u ngopėn; dhe ngritėn tepricėn e copave, shtatė kosha plot.

38

  Dhe ata qė hėngrėn ishin katėr mijė burra, pa i numėruar gratė dhe fėmijėt.

39

  Pastaj, mbasi e lejoi turmėn, hipi nė barkė dhe u drejtua pėr nė krahinėn e Magdalas.

Mateu 16

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: