Albanian Bible

Jeremia 52

Vajtimet

Return to Index

Chapter 1

1

  Si qėndron vallė i vetmuar qyteti qė ishte plot e pėrplot me popull? E madhja midis kombeve ėshtė bėrė si njė e ve; princesha midis provincave i ėshtė nėnshtruar haraēit.

2

  Ajo qan me hidhėrim natėn, lotėt vijėzojnė faqet e saj; midis gjithė atyre qė e donin nuk ka njeri qė ta ngushėllojė; tėrė miqtė e saj e kanė tradhėtuar, janė bėrė armiq tė saj.

3

  Juda ka shkuar nė robėri, mbi tė rėndojnė pikėllimi dhe njė skllavėri e rėndė; ai banon midis kombeve, nuk gjen prehje; tėrė pėrndjekėsit e tij e kanė arritur midis fatkeqėsive.

4

  Rrugėt e Sionit mbajnė zi, sepse askush nuk vjen mė nė festat solemne; tėrė portat e tij janė tė shkreta, priftėrinjtė e tij psherėtijnė, virgjėreshat e tij hidhėrohen dhe ai ėshtė nė trishtim.

5

  Kundėrshtarėt e tij janė bėrė sundimtarė, armiqtė e tij begatohen, sepse Zoti e ka mjeruar pėr shkak tė morisė sė shkeljeve tė tij; fėmijėt e tij kanė shkuar nė robėri pėrpara armikut.

6

  Vajza e Sionit ka humbur tėrė madhėshtinė e saj; krerėt e tij janė bėrė si drerė qė nuk gjejnė kullotė; ecin pa forca pėrpara atyre qė i ndjekin.

7

  Nė ditėt e trishtimit tė tij dhe tė endjes Jeruzalemi kujton tėrė tė mirat e ēmuara qė zotėronte qysh nga ditėt e lashta. Kur populli i tij binte nė dorė tė armikut dhe askush nuk i vinte nė ndihmė, kundėrshtarėt e tij e shikonin dhe qeshnin me shkatėrrimin e tij.

8

  Jeruzalemi ka mėkatuar rėndė, prandaj ėshtė bėrė njė gjė e fėlliqur; tėrė ata qė e nderonin e pėrēmojnė, sepse e kanė parė lakuriq, po, ai psherėtin dhe kthehet prapa.

9

  Fėlliqėsia e tij ishte nė cepat e rrobave tė tij, nuk mendonte pėr fundin e tij; prandaj ra nė mėnyrė tė habitshme, pa pasur njeri qė ta ngushėllojė: "Shiko, o Zot, dėshpėrimin tim sepse armiku po ngrihet".

10

  Kundėrshtari ka shtrirė dorėn mbi tė gjitha thesaret e tua, sepse pa kombet tė hyjnė nė shenjtėroren tėnde; pikėrisht ata qė ti u kishe urdhėruar tė mos hynin nė kuvendin tėnd.

11

  Tėrė populli i tij psherėtin duke kėrkuar bukė; japin gjėrat e tyre mė tė ēmuara pėr ushqim me qėllim qė tė rifitojnė jetėn. "Shiko, o Zot, dhe kqyr sa jam bėrė i neveritshėm!". pranimi i mėkateve tė tij dhe pasojat e tyre

12

  "Asgjė e tillė mos t`ju ndodhė, o ju qė kaloni afėr. Soditni dhe shikoni, nė se ka njė dhimbje tė ngjashme me dhembjen time, ajo qė mė brengos dhe qė Zoti mė ka dhėnė ditėn e zemėrimit tė tij tė zjarrtė.

13

  Nga lart ka dėrguar njė zjarr nė kockat e mia, i kaplon ato; ka shtrirė njė rrjetė nė kėmbėt e mia, mė ka kthyer prapa, mė ka shkretuar nė kapitjen e ditėve tė mia.

14

  Nga dora e tij ėshtė lidhur zgjedha e shkeljeve tė mia, qė lidhen bashkė dhe rėndojnė mbi qafėn time; mė ka pakėsuar forcėn time; Zoti mė ka lėnė nė duart e atyre tė cilėve nuk mund t`u bėj ballė.

15

  Zoti ka rrėzuar nė mesin tim tėrė trimat e mi; ka thirrur kundėr meje njė kuvend pėr tė shtypur tė rinjtė e mi; Zoti ka shtypur si nė njė butinė bijėn e virgjėr tė Judės.

16

  Prandaj unė qaj; sytė e mi, vetė sytė e mi shkrihen ndėr lot, sepse ngushėlluesi qė do tė mund tė mė jepte pėrsėri jetėn ėshtė larg meje. Bijtė e mi janė tė dėshpėruar, sepse armiku doli fitimtar".

17

  Sioni zgjat duart e tij, por nuk ka njeri qė ta ngushėllojė. Pėrsa i pėrket Jakobit, Zoti ka urdhėruar qė ata qė janė rreth tij tė bėhen armiq tė tij. Jeruzalemi ėshtė bėrė nė mes tyre si njė gjė e papastėr.

18

  Zoti ėshtė i drejtė, sepse jam rebeluar kundėr fjalės sė tij. Dėgjoni, pra, o popuj mbarė, dhe shikoni dhimbjen time! Virgjėreshat e mia dhe tė rinjtė e mi kanė shkuar nė robėri.

19

  Thirra dashnorėt e mi, por ata mė kanė mashtruar; priftėrinjt e mi dhe pleqtė e mi nxorėn frymėn e fundit nė qytet, ndėrsa kėrkonin ushqim pėr tė shpėtuar jetėn e tyre.

20

  Shiko, o Zot, unė jam nė ankth. Zorrėt e mia dridhen, zemra ime ėshtė e tronditur brenda meje, sepse kam qėnė rebele e madhe. Jashtė shpata mė la pa bij, nė shtėpi ėshtė si tė jetė vdekje.

21

  Mė dėgjojnė qė psherėtij, askush nuk mė ngushėllon. Tėrė armiqtė e mi e kanė mėsuar fatkeqėsinė time dhe janė tė kėnaqur qė ti ke bėrė kėtė gjė. Ti do tė sjellėsh ditėn qė ke lajmėruar, dhe atėherė do tė jenė si unė.

22

  Le tė vijė para teje tėrė ligėsia e tyre, dhe trajtoi ashtu si mė ke trajtuar mua pėr shkak tė tė gjitha shkeljeve tė mia. Sepse tė shumta janė psherėtimat e mia dhe zemra ime lėngon.

Vajtimet 2

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: