Albanian Bible

Fjalėt e urta 19

Fjalėt e urta

Return to Index

Chapter 20

1

  Vera ėshtė tallėse, pija dehėse ėshtė e turbullt dhe kush jepet pas tyre nuk ėshtė i urtė.

2

  Frika e mbretit ėshtė si ulėrima e luanit; kush ia nxit zemėrimin mėkaton kundėr vetė jetės sė vet.

3

  Éshtė njė lavdi pėr njeriun t`u shmanget grindjeve, por ēdo budalla pėrzihet nė to.

4

  Pėrtaci nuk lėron pėr shkak tė tė ftohtit; pėr pasojė do tė lypė nė kohėn e vjeljeve, por nuk do tė ketė asgjė.

5

  Kėshilla nė zemrėn e njeriut ėshtė si uji i thellė, por njeriu me mend do tė dijė tė mbushė nga ai ujė.

6

  Shumė njerėz shpallin mirėsinė e tyre; por kush mund tė gjejė njė njeri besnik?

7

  I drejti ecėn nė ndershmėrinė e tij; bijtė e tij do tė bekohen pas atij.

8

  Njė mbret qė ulet mbi fronin e gjyqit davarit me vėshtrimin e tij ēdo tė keqe.

9

  Kush mund tė thotė: "Pastrova zemrėn time, jam i pastruar nga mėkati im"?

10

  Peshimi i dyfishtė dhe matja e dyfishtė janė qė tė dyja gjėra tė neveritshme pėr Zotin.

11

  Edhe fėmija me veprimet e tij tregon nė se ajo qė bėn ėshtė e pastėr dhe e ndershme.

12

  Veshin qė dėgjon dhe syrin qė sheh i ka bėrė qė tė dy Zoti.

13

  Mos e duaj gjumin qė tė mos varfėrohesh; mbaji sytė hapur dhe do tė kesh bukė sa tė ngopesh.

14

  "Éshtė i keq, ėshtė i keq", thotė blerėsi; por mbasi ai ka ikur, lavdėrohet pėr blerjen.

15

  Ka flori dhe margaritarė tė shumtė, por buzėt e pasura me dije janė njė xhevahir i ēmuar.

16

  Merr rroben e atij qė ėshtė bėrė garant pėr njė tė huaj, dhe mbaje si peng pėr gruan e huaj.

17

  Buka e nxjerrė me hile ėshtė e ėmbėl pėr njeriun, por pastaj goja e tij do tė mbushet me zaje.

18

  Planet bėhen tė qėndrueshme nga kėshilla; prandaj bėje luftėn me kėshilla tė urta.

19

  Ai qė shkon poshtė e lart duke pėrfolur tregon sekretet; prandaj mos u shoqėro me atė qė flet tepėr.

20

  Atij qė mallkon tė atin dhe tė ėmėn, llamba do t`i shuhet nė terrin mė tė madh.

21

  Trashėgimia e fituar me nxitim nė fillim, nuk do tė bekohet nė fund.

22

  Mos thuaj: "Do t`i pėrgjigjem sė keqes me tė keqen"; ki shpresė te Zoti dhe ai do tė tė shpėtojė.

23

  Peshimi i dyfishtė ėshtė i neveritshėm pėr Zotin dhe peshorja e pasaktė nuk ėshtė njė gjė e mirė.

24

  Hapat e njeriut vijnė nga Zoti; si mund ta njohė, pra, njeriu rrugėn e vet?

25

  Éshtė njė kurth pėr njeriun tė marrė njė zotim pa e matur mirė dhe, mbasi ta ketė marrė, tė mendohet.

26

  Njė mbret i urtė i shpartallon njerėzit e kėqij dhe kalon mbi ta rrotėn.

27

  Shpirti i njeriut ėshtė llamba e Zotit, qė vėzhgon tėrė skutat mė tė fshehta tė zemrės.

28

  Mirėsia dhe besnikėria ruajnė mbretin; ai e bėn tė qėndrueshėm fronin e tij me anė tė mirėsisė.

29

  Lavdia e tė rinjve ėshtė forca e tyre, nderi i pleqve janė thinjat e tyre.

30

  Tė rrahurat qė lėnė plagė tė thella e heqin tė keqen, ashtu si goditjet qė vijnė nė pjesėn mė tė brendshme tė zorrėve.

Fjalėt e urta 21

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: