Albanian Bible

Jobi 26

Jobi

Return to Index

Chapter 27

1

  Jobi e mori fjalėn pėrsėri dhe tha:

2

  "Ashtu si rron Perėndia qė mė ka hequr tė drejtėn time dhe i Plotfuqishmi qė mė ka hidhėruar shpirtin,

3

  deri sa tė ketė njė frymė jete tek unė dhe tė jetė fryma e Perėndisė nė flegrat e hundės sime,

4

  buzėt e mia nuk do tė thonė asnjė ligėsi, as gjuha ime nuk ka pėr tė shqiptuar asnjė gjė tė rreme.

5

  Nuk do tė pranoj qė ju keni tė drejtė; deri nė regėtimat e fundit nuk do tė heq dorė nga ndershmėria ime.

6

  Do tė qėndroj i patundur nė drejtėsinė time, pa bėrė lėshime; zemra nuk mė qorton asnjė nga ditėt e mia.

7

  Armiku im qoftė si njeriu i keq, dhe ai qė ngrihet kundėr meje ashtu si njeriu i padrejtė.

8

  Ēfarė shprese mund tė ketė nė fakt i pabesi, edhe sikur tė arrijė tė sigurojė fitime, kur Perėndia i heq jetėn?

9

  A do ta dėgjojė Perėndia britmėn e tij, kur mbi tė do tė bjerė fatkeqėsia?

10

  A do t`i vėrė kėnaqėsitė e tij vallė tek i Plotfuqishmi dhe do tė kėrkojė ndihmėn e Perėndisė nė ēdo kohė?

11

  Do t`ju jap mėsime mbi fuqinė e Perėndisė, nuk do t`ju fsheh qėllimet e tė Plotfuqishmit.

12

  Por ju tė gjithė i keni vėnė re kėto gjėra, pse, pra, silleni nė mėnyrė kaq tė kotė?

13

  Ky ėshtė fati qė Perėndia i rezervon njeriut tė keq, trashėgimia qė njerėzit qė pėrdorin dhunėn marrin nga i Plotfuqishmi.

14

  Nė rast se ka njė numėr tė madh bijsh, kėta i destinohen shpatės, dhe trashėgimtarėt e tij nuk do tė kenė bukė pėr t`u ngopur.

15

  Ata qė do tė mbijetojnė pas tij do tė varrosen nga vdekja dhe tė vejat e tyre nuk do tė qajnė.

16

  Nė rast se grumbullon argjend si pluhur dhe mbledh rrobe si baltė,

17

  ai i grumbullon, por do t`i veshė i drejti, dhe argjendin do ta ndajė i pafajmi.

18

  Ai ndėrton shtėpinė e tij si njė mole, si njė kasolle qė e ka bėrė njė rojtar.

19

  I pasuri bie nė shtrat, por nuk do tė bashkohet me njerėzit e tij; hap sytė dhe nuk ėshtė mė.

20

  Tmerri e kap nė befasi si ujėrat; nė mes tė natės njė furtunė e rrėmben tinėzisht.

21

  Era e lindjes e merr me vete dhe ai ikėn, e fshin nga vendi i tij si njė vorbull.

22

  Ajo sulet kundėr tij pa mėshirė, ndėrsa ai kėrkon nė mėnyrė tė dėshpėruar tė shpėtojė nga ajo dorė,

23

  njerėzia duartroket nė mėnyrė tallėse pėr tė dhe fėrshėllen kundėr tij nga vendi ku ndodhet".

Jobi 28

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: