Albanian Bible

Jobi 14

Jobi

Return to Index

Chapter 15

1

  Atėherė Elifazi nga Temani u pėrgjigj dhe tha:

2

  "Njė njeri i urtė a pėrgjigjet vallė me njohuri tė kota, dhe a mbushet me erėra lindore?

3

  Diskuton vallė me ligjėrata boshe dhe me fjalė qė nuk shėrbejnė pėr asgjė?

4

  Po, ti heq mėshirėn dhe eliminon lutjen pėrpara Perėndisė.

5

  Sepse prapėsia jote t`i sugjeron fjalėt dhe ti po zgjedh gjuhėn e dinakėve.

6

  Jo unė, por vetė goja jote tė dėnon, dhe vetė buzėt e tua dėshmojnė kundėr teje.

7

  A je ti vallė i pari njeri qė ka lindur apo je formuar pėrpara kodrave?

8

  A e ke dėgjuar ti kėshillėn sekrete tė Perėndisė apo vetėm ti zotėroke diturinė?

9

  Ēfarė di ti qė ne nuk e dimė, ose ēfarė kupton ti qė nuk e kuptojmė edhe ne?

10

  Midis nesh ka njerėz flokėbardhė dhe pleq mė tė thinjur se ati yt.

11

  Tė duken gjėra tė vogla pėrdėllimet e Perėndisė dhe fjalėt e ėmbla qė tė drejton ty?

12

  Pse, pra, zemra jote tė ēon larg dhe pse sytė e tu vetėtijnė,

13

  duke e drejtuar zemėrimin tėnd kundėr Perėndisė dhe duke nxjerrė nga goja jote fjalė tė tilla?".

14

  "Ē`ėshtė njeriu qė ta konsiderojė veten tė pastėr dhe i linduri nga njė grua pėr tė qenė i drejtė?

15

  Ja, Perėndia nuk u zė besė as shenjtorėve tė tij dhe qiejt nuk janė tė pastėr nė sytė e tij;

16

  aq mė pak njė qenie e neveritshme dhe e korruptuar, njeriu, qė e pi paudhėsinė sikur tė ishte ujė!

17

  Dua tė tė flas, mė dėgjo; do tė tė tregoj atė qė kam parė,

18

  atė qė tė urtit tregojnė pa fshehur asgjė nga sa kanė dėgjuar prej etėrve tė tyre,

19

  tė cilėve vetėm iu dha ky vend dhe pa praninė e asnjė tė huaji nė radhėt e tyre.

20

  I keqi heq dhembje tėrė jetėn e tij dhe vitet e caktuara pėr tiranin janė tė numėruara.

21

  Zhurma tė llahtarshme arrijnė nė veshėt e tij, dhe nė kohėn e bollėkut i sulet rrėnuesi.

22

  Nuk ka shpresė kthimi nga errėsira, dhe shpata e pret.

23

  Endet e kėrkon bukė, po ku mund ta gjejė? Ai e di se dita e territ ėshtė pėrgatitur nė krah tė tij.

24

  Fatkeqėsia dhe ankthi i shtien frikė, e sulmojnė si njė mbret gati pėr betejė,

25

  sepse ka shtrirė dorėn e tij kundėr Perėndisė, ka sfiduar tė Plotfuqishmin,

26

  duke u hedhur me kokėfortėsi kundėr tij me mburojat e tij tė zbukuruara me tokėza.

27

  Ndonėse fytyra e tij ėshtė e mbuluar me dhjamė dhe ijet e tij janė fryrė nga shėndoshja e tepėrt;

28

  ai banon nė qytete tė shkretuara, nė shtėpi tė pabanuara qė do tė katandisen nė grumbuj gėrmadhash.

29

  Ai nuk do tė pasurohet dhe fati i tij nuk ka pėr tė vazhduar, as edhe pasuria e tij nuk do tė shtohet mbi tokė.

30

  Nuk do tė arrijė tė ēlirohet nga terri, flaka do tė thajė lastarėt e tij, dhe do tė ēohet larg nga fryma e gojės sė tij.

31

  Tė mos mbėshtetet te kotėsia; duke gėnjyer veten, sepse kotėsia ka pėr tė qenė shpėrblimi i tij.

32

  Do tė kryhet para kohe, dhe degėt e tij nuk do tė gjelbėrojnė mė.

33

  Do tė jetė si njė hardhi nga e cila merret rrushi ende i papjekur, si ulliri nga i cili shkundet lulja.

34

  Sepse familja e hipokritėve do tė jetė shterpė dhe zjarri do tė pėrpijė ēadrat e njeriut tė korruptuar.

35

  Ata sajojnė paudhėsinė dhe shkaktojnė shkatėrrimin; nė gjirin e tyre bluhet mashtrimi.

Jobi 16

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: