Albanian Bible

Numrat 12

Numrat

Return to Index

Chapter 13

1

  Zoti i foli Moisiut, duke i thėnė:

2

  "Dėrgo njerėz tė kqyrin vendin e Kanaanit qė unė po u jap bijve tė Izraelit. Do tė dėrgoni njė nga ēdo fis i etėrve tė tyre; tė gjithė tė jenė nga princat e tyre".

3

  Kėshtu Moisiu i nisi nga shkretėtira e Paranit, simbas urdhrit tė Zotit; tė gjithė kėta ishin krerė tė bijve tė Izraelit.

4

  Kėta ishin emrat e tyre: Shamua, bir i Zakurit, pėr fisin e Rubenit;

5

  Shafati, bir i Horit, pėr fisin e Simeonit;

6

  Kalebi, bir i Jefunehut, pėr fisin e Judės;

7

  Igali, bir i Jozefit, pėr fisin e Isakarit;

8

  Hoshea, bir i Nunit, pėr fisin e Efraimit;

9

  Palti, bir i Rafut, pėr fisin e Beniaminit;

10

  Gadieli, bir i Sodit, pėr fisin e Zabulonit;

11

  Gadi, bir i Susit, pėr fisin e Jozefit, domethėnė pėr fisin e Manasit;

12

  Amieli, bir i Gemalit, pėr fisin e Danit;

13

  Seturi, bir i Mikaelit, pėr fisin e Asherit;

14

  Nahbi, bir i Vofsit, pėr fisin e Neftalit;

15

  Geueli, bir i Makit, pėr fisin e Gadit.

16

  Kėto janė emrat e personave qė Moisiu dėrgoi pėr tė vėzhguar vendin. Moisiu i vuri Hosheas, birit tė Nunit, emrin e Jozueut.

17

  Moisiu, pra, i dėrgoi pėr tė vėzhguar vendin e Kanaanit dhe u tha atyre: "Ngjituni qė kėtej nė Negev dhe pastaj nė krahinėn malore,

18

  pėr tė parė si ėshtė vendi, nė qoftė se populli qė banon aty ėshtė i fortė apo i dobėt, i pakėt nė numėr apo i shumtė;

19

  si ėshtė vendi ku banon, i mirė apo i keq, si janė qytetet nė tė cilat jeton, a ka kampe ose vende tė fortifikuara;

20

  dhe si ėshtė toka, pjellore apo e varfėr, nė rast se ka pemė ose jo. Bėhuni trima dhe sillni frytet nga ky vend". Ishte koha kur kishte filluar tė piqej rrushi.

21

  Ata u ngjitėn, pra, dhe vėzhguan vendin e Tsinit deri nė Rehob, duke hyrė nė tė nga ana e Hamathit.

22

  U ngjitėn pėrmes Negevit dhe shkuan deri nė Hebron, ku ishin Ahimani, Sheshai dhe Talmai, pasardhės tė Anakut. (Hebronin e kishin ndėrtuar shtatė vjet para Tsoanit nė Egjipt).

23

  Arritėn pastaj deri nė luginėn e Eshkolit, ku prenė njė degė me njė vile rrushi, qė e mbanin qė tė dy me njė purtekė; dhe morėn gjithashtu shegė dhe fiq.

24

  Ky vend u quajt lugina e Eshkolit, pėr shkak tė viles sė rrushit qė bijtė e Izraelit prenė aty.

25

  Mbas dyzet ditėsh ata u kthyen nga vėzhgimi i vendit,

26

  dhe shkuan tė takojnė Moisiun, Aaronin dhe tėrė asamblenė e bijve tė Izraelit nė shkretėtirėn e Paranit, nė Kadesh; para tyre dhe tėrė asamblesė paraqitėn njė raport dhe u treguan pemėt e vendit.

27

  Kėshtu para tij raportuan duke thėnė: "Ne arritėm nė vendin ku na dėrgove; aty rrjedh me tė vėrtetė qumėsht dhe mjaltė, dhe kėto janė pemėt e tij.

28

  Por populli qė banon nė kėtė vend ėshtė i fortė, qytetet janė tė fortifikuara dhe shumė tė mėdha; dhe aty pamė edhe pasardhėsit e Anakut.

29

  Amalekitėt banojnė nė krahinėn e Negevit; Hitejtė, Gebusejtė dhe Amorejtė banojnė pėrkundrazi nė krahinėn malore, ndėrsa Kananejtė banojnė pranė detit dhe gjatė Jordanit".

30

  Atėherė Kalebi e qetėsoi popullin qė murmuriste kundėr Moisiut dhe tha: "Le tė ngjitemi menjėherė dhe ta pushtojmė vendin, sepse kėtė mund ta bėjmė me siguri".

31

  Por njerėzit qė kishin shkuar me tė thanė: "Nuk mund tė sulemi kundėr kėtij populli, sepse ėshtė mė i fortė se ne".

32

  Kėshtu i paraqitėn njė informacion tė keq pėr vendin qė kishin vėzhguar duke thėnė: "Vendi qė kemi pėrshkuar pėr ta vėzhguar ėshtė njė vend qė i ha banorėt e tij; dhe tė gjithė njerėzit qė kemi parė nė tė janė njerėz me shtat tė lartė.

33

  Pėrveē kėsaj aty pamė gjigantė (pasardhėsit e Anakut rrjedhin nga gjigantėt), pėrballė tė cilėve na dukej se ishim karkaleca, dhe kėshtu duhet t`u dukeshim atyre".

Numrat 14

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: